Harduer

Sony Ericsson e Samsung konfirmojnë celularë me Windows Phone 7

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
Sony Ericsson e Samsung konfirmojnë celularë me Windows Phone 7

Samsung i ka punët mjaft mirë me Android pasi ka një portofol të gjerë me produkte të bazuara në të në treg, e gjithashtu ka plasuar edhe tabletin e saj konkurrentë ndaj Apple iPad, që gjithashtu bazohet në Android. Tani duket se i njëjti prodhues do të sjellë në treg edhe celularë të mençur të bazuar në platformën e re të Microsoft, Windows Phone 7 dhe sipas tyre ato do të paraqiten në treg para fundit të vitit.

Në anën tjetër Sony Ericsson këtë javë bëri të ditur largimin nga platforma Symbian për linjën celularëve të mençur që i prodhon, dhe theksoi se do të koncentrohet më shumë në celularë të mençur që punojnë rreth platformës Android të Google.

Por sot i njëjti prodhues konfirmoi se do të sjellë në treg celularë të mençur që bazohen në sistemin operativ Windows Phone 7. CTO i kësaj kompanie theksoi se Sony Ericsson do të ketë si prioritet celularë të mençur të prodhuar mbi platformën Android, por Windows Phone 7 është shtuar gjithashtu në listë.

Deri më tani kemi parë disa koncepte celularësh të këtyre dy prodhuesve, që bazohen rreth Windows Phone 7, por diçka tjetër zyrtare në këtë aspekt nuk ka. /pcworld.al

Lajmet e fundit>