Harduer

Playstation Move zyrtarisht në shitje të dielën

Sep 18 2010
0 Shpërndarje
Playstation Move zyrtarisht në shitje të dielën

Sipas Sony, sistemi i ri kontrollues Move për Playstation 3 nuk do të paraqitet në shitje para ditës së diel, 19 shtator – megjithëse disa shitës veçse kanë filluar ta shesin atë.  Disa pronarë të Playstation 3 që kanë bërë para-porosi të pajisjes veçse kanë pranuar porosinë, e në anën tjetër ka raporte se njësi Move veçse janë paraqitur në shitje nëpër disa dyqane.

Playstation Move është reagimi i Sony ndaj popullaritetit të Nintendo Wii, megjithëse edhe Wii edhe Playstation 3 kanë qenë në treg për gati për katër vjet, kështu që reagimi i Sony nuk mund të quhet i shpejtë dhe me kohë. Playstatiom Move iu mundëson lojtarëve që të kontrollojnë lojërat duke përdorur kontrollor të ngjashëm me ata të Wi dhe përveç kësaj në mbështetje të sistemit për më shumë precizitet është edhe kamera Playstation Eye.

Duhet theksuar Nintendo Wii ka pasur lojëra që përkrahin këtë sistem qysh prej fillimi, kurse pronarët e Playstation 3 me këtë sistem, duhet të posedojnë tituj që përkrahin këtë teknologji.

Pakoja fillestare për Move kushton 100 dollarë, dhe përfshin një kontrollor Move, kamerën Playstation Eye, dhe lojën Sports Champions. Një kontrollor Move në vete gjithashtu mund të blihet për 49.99 dollarë, dhe Move Navigation Controller ofrohet ndaras për 29.99 dollarë. Një pako e plotë me Sports Champions, PS3 me disk 320GB dhe sistem Move, do të kushtojë 400 dollarë.

Sony Move do të jetë nën konkurrencë direkte edhe nga sistemi Kinect i Microsoft, që është një sistem i ndjeshëm në lëvizje për Xbox 360; dhe për dallim prej Playstation dhe Wii, Kinect nuk përdor fare kontrollor, por detekton lëvizjet e trupit të gejmerit duke përdorur sensor optik dhe infrared sensorë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>