Siguri

Sony paditë hakerët e PS3-it

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
Sony paditë hakerët e PS3-it

Së fundi hakerët kanë bërë të ditur një fitore ndaj masave të sigurisë së Playstation 3, duke paraqitur çelësa të sigurisë që i lejojnë njerëzit të lëshojnë softuer të paautorizuar në konzolat e tyre, duke përfshirë lojëra të piratuara, programe të krijuara vet dhe firmuare të veçantë. Sony Computer Entertainment America ka kthyer zjarrin gjatë ditës së djeshme duke bërë një padi pranë gjykatës së çarkut në SHBA, kundër thyesit origjinal të iPhone, George Hotz dhe disa anëtarëve tjerë që kanë bërë hakimin e quajtur fail0verflow.

Padia akuzon hakerët për thyerje të kontratës, ndërhyrje të ashpër me relacionet kontraktuale, tejkalimin ilegal të zonave të kufizuara, keqpërdorimin e rregullave të zakonshme dhe për shkelje të Aktit të të Drejtave Digjitale të Mleniumit, Aktin e Mashtrimit dhe Abuzimit Kompjuterik, Aktin e të Drejtave Autoriale, dhe Aktin e Kalifronisë për qasje në të dhëna kompjuterike dhe mashtrim.

Përveç kësaj Sony i karakterizon tentimet e hakerëve si një konspiracion për shkak se ata kanë punuar së bashku për të thyer masat e sigurisë së Sony PS3, dhe kanë inkurajuar të tjerët që të bashkohen në këto veprime. Si rezultat i kësaj, Sony dëshiron që secili prej pjesëmarrësve në këto vepra, të paraqesin edhe anëtarët tjerë të konspiracionit që kanë marrë pjesë në këtë akt.

Sony gjithashtu është duke kërkuar edhe arrestimin e hakerëve në mënyrë që të parandalohet thyerja e mëtutjeshme e sigurisë së PS3 apo asistimi i të tjerëve në këtë akt, si dhe një vendim për të urdhëruar ata që të dorëzojnë tërë harduerin dhe skedarët e lidhur me tentimet e tyre për hakim. Këto kërkesa ende nuk janë aprovuar nga ndonjë gjykatës. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>