Harduer

Sony prezanton NX713 dhe NX813 3D TV

Aug 19 2010
0 Shpërndarje
Sony prezanton NX713 dhe NX813 3D TV

Televizorët mund të përdoren me mbështetësen e Sony-it që e kthen 3DTV-në në 6 shkallë pozicioni optimal, për shikim më të mirë. Modeli më i lirë NX713, ka 100Hz Motionflow shpejtësi të procesimit, përderisa pasardhësi i tij, NX813 përdorë 200Hz, dhe ky është dallimi i vetëm i tyre. Të dytë përdorin teknologji 3D dhe mund ti shihni gjërat tre-dimensionale si lojërat nga PlayStation ose 3D Blu-ray.

Gjithashtu kanë të përbashkët se janë pjesë e botës së Sony-it: “Me mundësi 3D, Bravia Internet Video dhe madhësi gjigante, NX713 dhe NX813 janë perfekte për ata që duan stil dhe performancë nga televizori i tyre.” thotë Christian Brown, menaxher marketingu i Sony UK. “Më shumë e më shumë njerëz do të kuptojnë se 3D do të luaj rol të rëndësishëm në të ardhmen. Me NX713 dhe NX813 do të jeni të sigurt se mund të avncoheni në 3D kur të jeni gati”.

Paraqitja në treg apo çmimi nuk është bërë i ditur, por në rast se ka ndonjë lëvizje në këtë aspekt ne do t’ju njoftojmë me kohë.

Lajmet e fundit>