Harduer

Sony prezanton Playstation me kapacitet më të madh

Aug 18 2010
0 Shpërndarje
Sony prezanton Playstation me kapacitet më të madh

Modeli ekzistues 250GB do të zëvendësohet me versionin 320GB i cili do të shitet si një version ekskluziv me platformën Playstation Move dhe do të kushtojë rreth 350 euro.

Prej tetorit modeli 120GB do të largohet gradualisht nga tregu dhe do të zëvendësohet me një model 160GB që do të kushtojë 300 euro.

Sony gjatë konferencës së video lojërave Gamescom 2010, ka  theksuar se kapaciteti shtesë që po ofrohet për konsumatorët është bërë për shkak të rritjes së titujve dhe filmave që mund të shkarkohen.

Gjithashtu në këtë konferencë është konfirmuar se PlayStation Move, platforma e re e Sony për kontrollim të lojërave me lëvizje, do të paraqitet në treg në mes të shtatorit të këtij viti.

Sony gjithashtu në Gamescom ka paralajmëruar se ITV Player do të shtohet në PS3 në Britaninë e Madhe, pastaj me Animax në Gjermani, TV3 në Spanjë, Yahoo!7 Plus7 në Australi, YLE në Finlandë, NOS në Holandë, etj. /pcworld.al

Lajmet e fundit>