Harduer

Sony shfaqi një prototip të ri të një letre elektronike

Sep 16 2010
0 Shpërndarje
Sony shfaqi një prototip të ri të një letre elektronike

Duke përdorur substrat të plastikës, paneli i letrës elektronike është shumë më i lehtë dhe shumë më fleksibil, e përveç kësaj ai është më i fortë dhe më rezistuese ndaj thyerjes, madje edhe kur hidhet në tokë.

Substrati i xhamit është më i rëndë dhe më i ndihshim ndaj thyerjes sesa substrati i plastikës, që siç e thamë më lartë është më i lehtë dhe mund të lakohet më shumë, aq shumë sa që të ngjason me letër reale.

Sony nuk ka bërë të ditur se kur do të sjellë këtë teknologji në pajisjet e saja për lexim, por duke gjykuar nga këto koncepte që u paraqitën sot nuk mund të jetë më shumë se një vit apo dy larg.

A mund të paramendoni produktet e reja që do të rezultojnë nga kjo teknologji?

Lajmet e fundit>