Harduer

Sony stopon shitjet e PS3 Jailbreak

Aug 29 2010
0 Shpërndarje
Sony stopon shitjet e PS3 Jailbreak

Një gjykatë federale në Australi ka marr vendim që shitësit e këtyre pajisjeve elektronike të ndalin veprimtarinë dhe shpërndarjen e njësisë së quajtur PS Jailbreak, të cilën e publikuam gjatë kësaj jave. Dokumentet e gjykatës sinjalizojnë se vendimi do të qëndrojë aktiv deri në një seancë të radhës gjatë ditës së martë ku një vendim definitiv do të vendos për fatin e çipit modifikues në Australi, dhe do të ketë gjithashtu pasoja për pajisjen edhe në shtete tjera.

Shitësi Australian Quantronics, një prej të përmendurve në dokumente të gjykatës të nënshkruara nga Sony Computer Entertainment Europe dhe Sony Comptuer Entertainment Australia, momentalisht liston produktin me çmim prej 170 dollarësh por me paralajmërimin se nuk ka të tillë në stok, por detaje rreth çipit PS3 mbesin në faqen e saj.

“Vetëm në rast të reagimit nga Sony Computer Entertainment, kjo faqe e produktit do të kthehet aktive dhe shitjet do të rikthehen me 31 gusht 2010” thuhej në ueb faqe, por pas disa orësh ky shkrim nuk u duk më.

Faqja PSJailbreak.com, nuk ka përmendur fare vendimin Australian. Ajo liston distributorët anembanë botës, duke përfshirë edhe ata tre shitës Australian. Përveç Quantronics, ata janë OzModChips.com dhe ModSupplier.com.

Njësia PSJailbreak kur lidhet me PS3 përmes porrit USB, mundëson që të kopjohen dhe luhen lojëra nga hard disku, dhe përveç kësaj thuhet se mundëson luajtjen e softuerit të paaprovuar nga Sony, duke përfshirë edhe aplikacione. Madje përkrahet edhe luajtja online, dhe raportet e hershme kanë bërë të ditur se lojërat që lëshohen nga hard disku punojnë më shpejtë sesa lojërat e njëjta nga disku optik.

Lajmet e fundit>