Vëzhgim

Sony thotë se pajisjet e ardhshme portabile do të jenë vetëm me Wi-Fi

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Sony thotë se pajisjet e ardhshme portabile do të jenë vetëm me Wi-Fi

Ai premtoi deri në fund të këtij viti do të paraqiten në treg pajisje të ndryshme të dorës dhe se vetëm një prej tyre do të ketë 3G. Kompania gjithashtu ka mohuar të ketë ndonjë partneritet me ndonjë operatorë për të ofruar qasje 3G por ka thënë se është duke punuar në këtë drejtim.

Për Amerikën veriore është e kuptueshme se do të ketë qasje në këto shërbime, duke pasur parasysh avancimin e operatorëve dhe rëndësinë e tregut. Si partnerë në SHBA ka gjasa të jetë AT&T, ndërsa në vendlindjen e Sony, NTT DoCoMo thuhet se do të jetë ofruesi i shërbimeve 3G.

Sipas zyrtarë të Sony shërbimi 3G nuk do të jetë element esencial për luajtje të lojërave, dhe ai gjithashtu nuk do të ofrohet pa pagesë. “Një lojë e luajtur në një PS3 mund të dërgojë përditësime të vazhdueshme të statusit në NGP-në, duke dërguar paralajmërime dhe duke i lejuar lojtarit madje që të veprojë aty për aty. Gjatë kësaj kohe lojtarët do të mund të shfrytëzojnë Near, një aplikacion që iu mundëson të lidhen me lojtarë që janë më afër dhe me lojërat më të popullarizuara duke shfrytëzuar Wi-Fi”.

Përditësim:

Duket se gjersa po shkruanim këtë artikull dolën disa detaje të reja rreth NGP-së. Pajisja në fjalë në fakt është një superplaystation portabil që ka një ekran 5 inç OLED, kamera përpara dhe prapa, panel të ndjeshëm në prekje në pjesën e prapme të pajisjes si dhe CPU me katër bërthama dhe GPU.

Në bazë të detajeve të mëtutjeshme  është thënë se bëhet fjalë për një ARM Cortex A9 me katër bërthama dhe një PowerVR SGX534MP4 + GPU. Përveç WiFi dhe 3G, ajo do të ofrojë edhe Bluetooth dhe GPS.

Sony madje po e konsideron pajisjen të fuqishme sa vet PS3-in!. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>