Lajmet

SophosLabs: Klonet e lojës Flappy Bird përmbajnë viruse

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
SophosLabs: Klonet e lojës Flappy Bird përmbajnë viruse

flappy-bird-3Në fillim të këtij viti, loja e quajtur Flappy Bird pushtoi telefonët inteligjentë në mbarë botën. Flappy Bird është një lojë tërheqëse, por që krijon edhe varësi ndaj përdoruesve njëkohësisht.

Krijuesi i saj para disa muajsh zgjodhi tërheqjen e kësaj loje nga tregu për arsye se ajo po shkaktonte depression tek njerëzit. Sapo kjo lojë u hoq nga dyqanet elektronike u shfaqën menjëherë klone dhe versione të ngjashme me të.

Sipas kërkuesit me emrin Andras Mendik, i cili punon në firmën për sigurinë e aplikacioneve SophosLabs të gjitha këto versione përmbajnë viruse dhe programe, të cilat vendosin në rrezik të dhënat e përdorusit. Nëse telefoni juaj përmban ndonjë nga këto versione, ju duhet menjëherë ta skanoni atë për viruse ose ta riktheni në parametrat e fabrikës nëpërmjet formatimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>