Blog

Soros: Facebook dhe Google kërcënim për lirinë dhe inovacionin

Jan 29 2018
0 Shpërndarje
Përmasat e Facebookut dhe Google-it janë kthyer në një pengesë për inovacionit. Ai i bëri thirrje qeverive të hartonin një kaudër ligjorë për monitorimin e këtyre kompanive. Soros: Facebook dhe Google kërcënim për lirinë dhe inovacionin Photo Source: Reuters

George Soros në fjalimin e tij në Davos foli për kërcënimin që i vjen shoqërisë nga gjigandët e teknologjisë Facebook dhe Google.

Ai tha se sjellja e tyre monopoliste i ka kthyer ato në një kërcënim për shoqërinë ka dëmtuar demokracinë dhe ka inkurajuar një adiksion të njëjtë me atë të lojrave të fatit.

Ai shtoi se “kompanitë e medias sociale ndikojnë mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sillen pa qënë të vetëdijshëm për të. Ato kanë pasoja të rënda në funksionimin e demokracisë, vecanërisht në integritetin e zgjedhjeve.”

Përmasat e Facebookut dhe Google-it janë kthyer në një pengesë për inovacionit. Ai i bëri thirrje qeverive të hartonin një kuadër ligjorë për monitorimin e këtyre kompanive.

“Fakti që ato kanë monopolin e shpërndarjes së opinioneve publike i kthen ato në shërbime publike të cilat duhet ti nënshtrohen ligjeve më strikte në fushën e konkurrencës, inovacionit dhe aksesit të hapur dhe të drejtë”, – tha Soros.

87-vjeçari gjithashtu lavdëroi punën e komisioneres për konkurrencën Margaret Vestager e cila është kthyer në makthin e gjigandëve të teknologjisë në Evropë.

I lindur në Hungari, fama e Soros filloi kur vuri bast mbi zhvlerësimin e paundit Britanik dhe fitoi 1 miliardë dollarë në 1992. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>