Lajmet

Sot më 6 Qershor, Alketa Vejsiu vjen në Startup Grind Tirana

Jun 6 2018
0 Shpërndarje
Alketa është e ftuar në eventin e radhës të Startup Grind Tirana në datën 6 Qershor në ambientet e Protik Innovation Center, Tiranë, në orën 17:30. Për të prenotuar biletën tuaj klikoni KËTU. Sot më 6 Qershor, Alketa Vejsiu vjen në Startup Grind Tirana

Komuniteti i Startup Grind rikthehet në takimin e radhës ditën e sotme me një figurë të njohur të jetë publike shqiptare.

Alketa Vejsiu është një personalitet i televizionit shqiptar, producente, këngëtare dhe prezantuese radiofonike. Ajo filloi karrierën e saj si prezantuese në “Top Albania Radio”, pas kësaj Alketa filloi të këndonte dhe të organizonte shfaqje televizive në shumë stacione televizive në Shqipëri.

Karriera e saj si këngëtare filloi në moshë të hershme, ku mori pjesë në festivalet e RTSH. Alketa Vejsiu është një producente e mirënjohur e shfaqjeve televizive “Gjeniu i vogël”, “X Factor Albania”, “Your Face Sounds Familiar Albania”, ‘Nën kurthin e Piter Pan’ etj.

Alketa po menaxhon me sukses biznesin e saj “Class by Alketa Vejsiu”, kompani për planifikimin e martesave dhe menaxhimin e eventeve dhe gjithashtu zotëron revistën dixhitale online “Class“.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi si dhe ka qenë pjesë e programit “Emerging Leaders Program” në Shkollën e Biznesit të Harvard.

Alketa është e ftuar në eventin e radhës të Startup Grind Tirana në datën 6 Qershor në ambientet e Protik Innovation Center, Tiranë, në orën 17:30. Për të prenotuar biletën tuaj klikoni KËTU.

Startup Grind është një komunitet global i startup-eve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Eventi organizohet në më shumë se 350 qytete, mes tyre dhe në Tiranë dhe 120 shtete në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme. Startup Grind mbështetet në nivel global nga Google for Entrepreneurs.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event.

Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve.

Startup Grind Tirana deri tani numëron 31 sipërmarrës të ftuar që kanë ndarë me ne historitë e tyre të suksesit dhe jo vetëm. Të ftuarit e Startup Grind kanë qenë nga fusha të ndryshim, këtë herë duke qenë dhe muaji i lidereve femra vjen si e ftuar moderatorja e mirënjohur Alketa Vejsiu.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>