Lajmet

Sot Albanian ICT Awards vizitoi Fakultetin të Shkencave të Natyrës në UT kur na ndan një ditë nga mbyllja e aplikimeve

Mar 30 2015
0 Shpërndarje
Sot Albanian ICT Awards vizitoi Fakultetin të Shkencave të Natyrës në UT kur na ndan një ditë nga mbyllja e aplikimeve

AhaFV6l_HU0fUJknZt4DWveFbrev8BTf0KVdQqMRnfo3

Eventi i mirënjohur Albanian ICT Awards është në përgatitje të mbylljes së aplikimeve. Dita e sotme është dita e cila ka përmbyllur turin e gjatë të workshopeve mbarëkombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ditën e sotme organizatorët e këtij eventi u mblodhën në Universitetin e Shkencave të Natyrës. Ky takim u prezantoi studentëve dhe pedagogëve të pranishëm mundësinë e madhe që eventi prezanton për ta. Nesër, më 31 mars 2015, mbyllen të gjithë aplikimet, gjithashtu mbyllet edhe faza e parë e këtij sezoni të tretë suksesi të Albanian ICT Awards III.

AuTekujU32fi8yvrf9httrAac4WxZnsu8BNbD8UetDzt

Pas prezantimit nga ana e organizatorëve, ishte Prof. Asoc. Dr Endri Xhina i cili dha eksperiencën e tij personale në këtë event si dhe inkurajoi studentët të aplikonin dhe të bëheshin pjesë e këtij organizimi. Gjithashtu edhe Prof. Asoc. Dr. Alda Kika inkurajoi studentët duke ju treguar atyre portat e mëdha të suksesit që Albanian ICT Awards dhuron për ta.

AjjSS_PUNaAg5VmQSnje_QTuRlzNgTEFERoIZbERVp48

Duke përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit e deritanishëm, organizatorët e Albanian ICT Awards ftojnë të gjithë të apasionuarit të aplikojnë në këtë eksperiencë unike pasi jemi një ditë larg përfundimit të aplikimeve. Kategoritë  ICT Shërbimi Publik më i mirë i vititICT Femra Inovatore e vititICT Inovacioni i vititICT Akademiku i vititICT Mobiliteti i vititICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit janë ende të hapura për ju deri mesnatën e ditës së nesërme. Aplikoni tani në ictawards.org Janë organizuar 18 takime gjatë periudhës Shkurt – Mars me studentë, akademikë, profesionistë të IT-së në Shqipëri dhe Kosovë me qëllimin e vetëm për ti ftuar ata drejt mundësive të shumta që ofron ky konkurs mbarëkombëtar. (PC World Albanian)

AkLIGIZBDsjkiSbOOXh_fWM0QlOCt1ClfWVwZYc_A8lm

Lajmet e fundit>