Lajmet

Sot Google feston ditëlindjen e saj të 16-të

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
Sot Google feston ditëlindjen e saj të 16-të

google_birthday_doodle_september_27_2014Google ka festuar ditëlindjen e saj të 16-të me një “doodle” të animuar këtë të shtunë. Në fakt nuk është data 27 data e krijimit të Google, por data 4 shtator dhe nuk dihen arsyet se pse kompania ka zgjedhur të festojë këtë ditë. Hera e parë që Google ka zgjedhur të festojë ditëlindjen me anë të një “doodle” ka qenë në vitin 2002, vit në të cilin shënohej përvjetori i katërt i Google.

Google u krijua më 4 shtator 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin. Në atë kohë, ata të dy ishin studentë në universitetin Stanford dhe nuk ja kishin idenë se me krijimin e tyre do të ndryshonin botën.

Logoja e animuar e kësaj të shtune përmban shkronjat e fjalës në ngjyrat blu, të verdhë, të kuqe dhe të gjelbër dhe mbi shkronjën ‘G’ është vendosur një kapele festive, ndërkohë që shkronjat ‘o’ dhe ‘l’ janë dizenjuar me duar ose këmbë. Kjo logo e animuar është pothuajse e dukshme në pjesën më të madhe të rajoneve të botës. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>