Lajmet

Sot në Prishtinë do të mbahet Fedora 15 Release Party

Jul 8 2011
0 Shpërndarje
Sot në Prishtinë do të mbahet Fedora 15 Release Party

Përveç ndërrimit të datës, kemi ndërrimin edhe të vendit ku do të mbahet ngjarja. Kjo ngjarje do të mbahet në UNICEF Innovations Lab Kosovo dhe pritet që të fillojë në ora 18. Hyrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Në këtë ndejë për të shënuar këtë lëshim, përveç të tjerash do të ketë edhe paraqitje të përparësive të GNOME 3, do të shpërndahen CD me Fedora 15 dhe ndonjë dhuratë tjetër simbolike me logo të sistemit Fedora.

Organizator i kësaj ngjarje është Shoqata që merret me paraqitjen e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, e cila tregon që ky organizim do të jetë më ndryshe, pasi që kemi të bëjmë me një sjellje të një përvoje të re, duke përfshirë mundësinë për zëvendësimin e menaxhuesve të sesioneve dhe sistemit, SysVint dhe Upstart, Libre Office do të jetë si platformë e instaluar dhe gjithashtu GNOME 3 do të përfshihet.

Fedora 15 u lëshua më 24 maj dhe ka shënuar një varg ndryshimet. Ky sistem njëherit është edhe duke udhëhequr në listën e llojeve më të përdorura të sistemeve GNU\Linux.

Ngjarja tashmë është shtuar në listën e faqes zyrtare për projektin Fedora./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>