Lajmet

SoundCloud konfirmon marrëveshjen me Warner Music Group

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
SoundCloud konfirmon marrëveshjen me Warner Music Group

soundcloud-warnerSoundCloud, platforma audio streaming e cila numëron 175 milion dëgjues çdo muaj, konfirmoi se ka lidhur një marrëveshje me një nga studiot muzikore më të mëdha të regjistrimit, Warner Music Group. Studio në të cilën kanë regjistruar këngët e tyre David Guetta. The Flaming Lips, Sheryl Crow etj.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me programin që mbështet reklamat, “On SoundCloud” që u lançua në muajin gusht dhe me një shërbim të ri streaming me pagesë që do të lançohet në gjysmën e parë të vitit 2015. CEO i SoundCloud është shprehur: “Ne presim të gjenerojmë të ardhura të mëdha nga studio Warner dhe artistët e saj në muajt dhe vitet e ardhshëm duke qenë se ne jemi duke krijuar një shërbim të ri streaming me pagesë që do të jetë një prurje shumë e rëndësishme për këtë industri. Bisedimet rreth detaje të marrëveshjes nuk janë mbyllur plotësisht.

Kohët e fundit, SoundCloud ka kaluar përmes një periudhe të keqe duke qenë se ritmi i uljes së të ardhurave të kompanisë po rritet çdo vit e më shumë. Nga ana tjetër Warner Music Group nuk është një i huaj kur bëhet fjalë për ndërmarrjen e strategjive të reja për rritjen e të ardhurave. Vitin e fundit kjo kompani pati 130 milion dollar të ardhura. Pritet që kjo marrëveshje të sjellë një periudhë të re për të dyja kompanitë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>