Biznes

SoundCloud shkurton 40% të fuqisë punëtore

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
SoundCloud bëri përpjekje për të ndryshtuar situatën me abonimin e ri 9.99 dollarësh gjatë muajit Prill. SoundCloud shkurton 40% të fuqisë punëtore Photo Source: Reuters

SoundCloud, shërbimi gjerman i muzikës, ka shkurtuar 40% të fuqisë punëtore dhe mbyllur gjysmën e zyrave të saj nga frika se kompania mund të ngelë pa asnjë qindarkë.

Bashkëthemeluesi Alex Jung, tha në një postim në blog ditën e Enjte se ekipi i tij do të konsolidohet në dy zyra, Berlin dhe Nju Jork, si dhe do të largojë 173 punonjës për të reduktuar kostot.

Zyrat që do të mbyllen janë ato të San Franciskos dhe Londrës. Kompania me seli në Berlin ofron shërbime falas muzike por vitin e fundit ka dështuar të kthejë fitim si rezultat i konkurrencës së ashpër nga rivalët Spotify dhe Apple Music.

Edhe pse të ardhurat u dyfishuan vitin e kaluar, sipas grupit të investitorëve, fitimi është ende larg.  Në Janar kompania zbuloi 51 milion Euro humbje.

SoundCloud bëri përpjekje për të ndryshtuar situatën me abonimin e ri 9.99 dollarësh gjatë muajit Prill.

Ljung tha se duke reduktuar kostot dhe me rritjen e vazhdueshme të të ardhurave, SoundCloud është në rrugën e duhur për tu kthyer në një kompani fitimprurëse duke ngelur e pavarur.

Gjatë muajit Qershor SoundCloud ngriti një investim prej 100 milion dollarësh nga një grup investitorësh ku përfshihet edhe Twitter. Kompania vlerësohet me 700 milion dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>