Lajmet

SoundCloud zgjeron ofertat me një abonim 4.99 dollarësh

Feb 28 2017
0 Shpërndarje
Shërbimi i njohur i muzikës SoundCloud lançoi ditën e Marte një abonim me kosto të ulët me shpresën se do të tërheqë më shumë përdorues me pagesë. SoundCloud zgjeron ofertat me një abonim 4.99 dollarësh Photo Source: Reuters

Oferta 4.99 dollarëshe u jep qasje përdoruesve në 120 milion tituj muzikorë pa qenë të detyruar të dëgjojnë reklama. Kompania gjithashtu ofron abonimin premium 9.99 dollarëshe i cili përmban 150 milion titujt muzikorë, SoundCloud Go+.

Abonimi i ri është i disponueshëm në SHBA, Britani, Irlandë, Francë, Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Gjermani.

Kompania me 175 milion dëgjues startoi në 2008-ën. Në Qershor të vitit të kaluar fitoi një investim prej 100 milion dollarëshe duke dërguar vlerën e kompanisë në 700 milion dollar sipas Recode.

Një prej rivalëve, Apple, tarifon 9.99 dollar për shërbimin e muzikës dhe ka afro 20 milion abonentë me pagesë. Spotify thotë se numëron 40 milion. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>