Siguri

Spam i pasigurt kthehet me një taktikë të vjetër

Feb 12 2009
0 Shpërndarje
Spam i pasigurt kthehet me një taktikë të vjetër

altMesazhet spam që përmbanin bashkëngjitje të rrezikshme është shtuar 8-fish gjatë muajve të fundit, kjo sipas firmës së sigurisë Sophos.
Gjatë periudhës korrik-shtator 2008, një në çdo 416 mesazhe e-mail të marra mbartte një bashkëngjitje të rrezikshme, të dizenjuar për të infektuar kompjuterët me softuerë të dëmshëm, njofton më tej kompania. Në periudhën prill-qershor 2008 ky raport ishte 1 në 3333 mesazhe e-mail.
Kjo ngritje e menjëhershme shënoi kthimin me më shumë rrezik të keqbërësve online, që ju rikthyen taktikës së dërgimit të bashkëngjitjeve të dëmshme me e-mail, pasi e kishin lënë pas dore këtë teknikë për një kohë të gjatë, ku ishin koncentruar më shumë në dërgimin e linqeve drejt siteve të infektuara apo të shkarkimeve.
Sophos fajëson këtë ngritje të menjëhershme në disa goditje nga malware në front të gjerë, ku më i keqi ishte Agent-HNY Trojan Horse, që ishte maskuar si loja për iPhone, Penguin Panic. Megjithatë, trojani që dërgohej me e-mail infektonte vetëm kompjuterët me Windows.
“Kriminelë të organizuar po krijojnë shqetësime të mëdha për përdoruesit e Windows, në ndjekje të parave të thata të vjedhura me çdo mënyrë”, thotë Graham Cluley, një nga këshilltarët e vjetër teknologjikë të Sophos. “Shumë njerëz klikojnë pa u menduar, duke u ekspozuar te hakerat që janë të vendosur të gjejnë akses te informacionet private dhe veçanërisht te të dhënat bankare”.
Duke parë një ngritje të spamit dhe në Rrjetet Sociale si Facebook dhe Twiter, Sophos shprehet se pret që kjo tendencë të vazhdojë.

 

Lajmet e fundit>