Siguri

Spam në e-mail dhe celularë në Shqipëri. Ja si të mbroheni

Feb 13 2009
0 Shpërndarje
Spam në e-mail  dhe celularë në Shqipëri. Ja si të mbroheni

 

altE-mail të padëshiruara

Mund të na duket sikur ne në Shqipëri jemi të izoluar nga spami dhe sulmet drejt e-mail, por nuk është kështu. Një rast i mirëfilltë me spam mesazhet e datave 4 dhe 15 dhjetor nga Fondacioni Soros.
Mesazhet në vetvete nuk kanë asgjë të keqe apo keqdashëse, por janë dërguar, përveç adresave të përdorura në komunikime me fondacionin dhe në një adresë e-mail që nuk është përdorur kurrë në marrëdhënie me Soros.E hapa adresën në fjalë në Gmail me qëllimin e vetëm për të verifikuar nëse adresat e dhëna në forumet e shumta të hapura keqpërdoren.
Me këtë adresë u regjistrova para disa kohësh te forumi i një televizioni të rëndësishëm dhe në sitin http://albanianpersonals.com. Për të dy sitet bëra kërkesën që të largohej adresa nga lista e postimeve automatike dhe kështu ndodhi. E-mail në fjalë u shfaq në mesazhet e Soros që vërteton se dikush e ka futur atje. Nuk duhet të keqkuptohemi, nuk ka pasur asnjë dëm të shkaktuar nga mesazhet e mara, që njoftojnë për hapjen e sezonit të bursave në disa universitete të rëndësishme, por fakti qëndron që janë të pakërkuar, pra spam.
Duhet theksuar fakti se dhe adresa e përdorur në komunikim me Soros nuk i jep fondacionit të drejtën të dërgojë mesazhe të pakërkuara, por mund të tolerohet deri diku me faktin se mesazhet kanë qenë mirëdashëse.
Mesazhet nuk përmbajnë një link ku marrësi mund të heqë adresën e vet nga lista e postimeve automatike dhe na u desh të telefononim pranë Soros për t’i kërkuar sqarime dhe largimin e adresës e-mail në fjalë nga lista e tyre.
 
SMS të bezdisshme
Një nga spamet më tipike të kohëve të fundit me SMS ka qenë oferta e 3 dhjetorit  ku në një SMS shkruhet:
 -50% zbritje te Vitrina Tirane. Universiteti, Kurset profesionale, Autoshkolla, deri me 05.12.08. Shorteu Vitrina. Apartament. Makine. Plot Cmime.Cel 0694041308.
Numri ku ka ardhur mesazhi është publikuar në PC World, por nuk është dhënë kurrë te Universitet (?) Vitrina, autoshkolla apo kurset profesionale dhe aq me pak të jetë autorizuar marrja e SMS-ve me oferta.
Oferta të tilla me SMS ka plot dhe duket se deri-diku njerëzit po i tolerojnë. Megjithatë nuk duhet harruar rasti mur një supermarket njoftoi me SMS se kishte ulur çmimet dhe jepte dhurata dhe në realitet, zbritja ishte për ata që shpenzonin të paktën 10 000 lekë (rreth 80 Euro), fakt ky që ishte “harruar” të vendosej në SMS.

Si t’i eliminosh spamet me SMS dhe e-mail brenda vendit

Sa herë që blini diçka dhe ju kërkohet numri i telefonit apo e-mail pyesni kërkuesin se ku do përdoret informacioni që jepni. Jepni një numër linje fiks në vend të celularit, kështu që do të merrni (në rastin më të keq) ndonjë telefonatë nga ndonjë agjent shitjeje, por jo SMS të bezdisshme.
Hapni një e-mail që do ta përdorni vetëm për ta dhënë në rastet kur dyshoni se bëhen për marketing apo janë të dyshimta. Në këtë formë do të shmangni mbushjen me spam të adresës suaj të punës apo personale.
Në rast se e keni dhënë adresën dhe numrin diku dhe nuk doni më të merrni mesazhe, nuk ka zgjidhje tjetër, telefonojini firmës apo organizatës në fjalë që të heqë numrin apo adresën tuaj nga lista e postimeve të tyre automatike. 

 

Lajmet e fundit>