Siguri

Spam në Facebook Chat

Aug 28 2010
0 Shpërndarje
Spam në Facebook Chat

“Në mesazh thuhet “LOL is this you?” dhe pas tij është një link që duket sikurse të jetë një që të drejton tek një video në Facebook”, tha një viktimë për CNET. Në rastin e tij, klikimi i një linku të drejton tek një ueb faqe me një mesazh gabimi “404-Page Not Found” dhe përveç kësaj ai shtoi se llogaria e tij ka dërguar së paku një spam të këtillë tek miqtë e tij.

Spami thuhet se është paraqitur edhe në Twitter, por në këtë pikë duket se telashet janë të vogla. Facebook përmes një zëdhënësi të saj ka theksuar se kompania po shqyrton këtë çështje. Duhet theksuar se mesazhi i spamit është i ngjashëm me atë që është përdorur në disa raste gjatë shkurtit në Twitter pë të vjedhur informata nga përdoruesit.

Lajmet e fundit>