Lajmet

Spanja gjobit Google me 900 mijë € për shkelje të ligjeve të privatësisë

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
Spanja gjobit Google me 900 mijë € për shkelje të ligjeve të privatësisë

madrid-govt_large_verge_medium_landscapeGjatë këtij viti, autoriteti administrativ i pavarur francez CNIL këshilloi gjashtë shtetet evropiane që të marrin aksion për të ndryshuar rregullat e Google për privatësi.

Tani Spanja është bërë i pari nga gjashtë shtetet që e dënon gjigantin e kërkimit, me një gjobë prej 900 mijë euro për thyerje të ligjeve për privatësi kombëtare. Wall Street Journal raporton që gjoba e administruar nga Agjencia Spanjolle për Mbrojtje të të Dhënave është për tri thyerje ligjore: “grumbullimi i të dhënave të përdoruesve, kombinimi i të dhënave përgjatë disa shërbimeve dhe mbajtja e të dhënave pafundësisht pa dijeninë ose pëlqimin e përdoruesve.”

Rregullatorët e Bashkimit Evropian i kërkuan Google të ndryshojë rregullin e vet të privatësisë në shtator të vitit 2012. Kompania e injoroi kërkesën, duke lënë kështu hapësirë për një hetim të gjatë që rezultoi që CNIL të këshillojë autoritetet për mbrojtje të të dhënave në Evropë që të ndërmarrin ndonjë veprim.

Kur u pyet për të komentuar në muajin prill, kompania Google tregoi për The Verge që rregulli i saj i privatësisë “respekton ligjin evropian dhe mundëson krijimin e shërbimeve më të thjeshta, më efikase.” Pesë shtetet e tjera: Italia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda mund të duhet të vendosin po ashtu që ta dënojnë kompaninë amerikane në muajt e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>