Siguri

Spanja “kap” hakerët që sulmuan rrjetin e kompanisë Sony

Jun 10 2011
0 Shpërndarje
Spanja “kap” hakerët që sulmuan rrjetin e kompanisë Sony

Sipas Policisë Kombëtare të Spanjës, tre të dyshuarit janë liderë brenda versionit lokal Spanjoll të Anonymous. SNP pretendon se një kompjuter i zbuluar tek shtëpitë e njërit prej të dyshuarve ishte direkt i përfshirë me lansimin e sulmeve kundër ueb faqeve që përfshinin Playstation Store, dy banka në Spanjë, në kompani energjetike italiane dhe ueb faqe të qeverive në Egjipt, Iran, Libi, Zeland të re dhe vende tjera. Dhe Wall Street Journal raporton se SNP kanë gjetur dëshmi të teknikave enkriptuese të nivelit të lartë që janë përdorur për të maskuar identitetin online. 

Policia e Spanjës e përshkruan Anonymous si një grup të organizuar në celula dhe të shpërndara në shumë vende, që punojnë në tandem për të arritur caqe të ngjashme. BBC në anën tjetër raporton se hetimet kanë filluar në tetor të vitit 2010 dhe në to janë përfshirë edhe “Cyber Policia e Spanjës” që ka hetuar me “miliona reshta të bisedave në chat” për të identifikuar keqbërësit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>