Lajmet

Spartan shkatërron Internet Explorer-in, sfidon Chrome dhe Firefox

Jan 26 2015
0 Shpërndarje
Spartan shkatërron Internet Explorer-in, sfidon Chrome dhe Firefox

IE11-Internet-Explorer-Logo-AboutWindows 10 sapo ka filluar të marrë formë, dhe sistemi i ri operativ premton të jetë një ndryshim i madh krahasuar me Windows 8. Pjesë e këtij ndryshimi është edhe një shfletues i quajtur Spartan. Aktualisht shfletuesi në fjalë gjendet në fazë eksperimentale dhe nuk është i përfshirë në Windows 10. Gjithësesi, pjesë të motorit të pasqyrimit të tij duket të jenë implementuar në Internet Explorer 11.

Gjatë testimeve të shfletuesve u vu re një rritje massive në performancë të motorit të javascript duke vënë në një vijë të performances Internet Explorer-in dhe Google Chrome.

anandtech-ie11-experimentalRezultatet janë impresive duke demostruar vetëm një pjesë të asaj çfarë fuqizon shfletuesin Spartan. Internet Exploreri eksperiemental shfaq një përmirësim të dukshëm në testimin e Google Octane 2.0, me 81.8 % ndërsa në standartin e Kraken 1.1, ka një performancë të shtuar prej 45.1 %. Ky përbën një ndryshim të madh.

Duhen edhe ca muaj përpara se të shohin shfletuesin Spartan të shfaqet në rrethanat ideale për testime, por deri tani, Microsoft ja ka arritur të zgjidhë një numër të madh të problemeve të përformancës. Duke qenë se Spartan do të jetë një aplikacion universal, kjo do të thotë se Microsoft do të përditësojë vazhdimisht shfletuesin krahasuar me të kaluarën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>