Ja se si

Specifikimet që kanë rëndësi [dhe ato që nuk kanë]

Jan 13 2009
0 Shpërndarje
Specifikimet që kanë rëndësi [dhe ato që nuk kanë]

Zakonisht shkon kështu: një reklamë në letër (ose online) ju vret syrin. Aty radhiten disa karakteristika të produkteve dhe disa tipare speciale, por kjo është e gjitha. Çmimi duket i mirë. A ta nxjerrim kuletën dhe të shkojmë ta blejmë? Jo! Mos u mashtroni nga një grumbull numrash në një pajisje që nuk ju duhet. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, duhet ta armatosni veten jo vetëm me material marketingu nga shitësit konkurrent. Këtu mund të ndihmojmë ne. Së pari, para se të nxirrni kartën e kreditit për të blerë diçka, pyesni vetën se për çfarë ju duhet pajisja e re. Bëni një listë me gjërat që mund të gjeni në dyqan. Për shembull, a ju duhet harduer shumë i fuqishëm, apo ndoshta po paguani shumë për programe që nuk ju duhen? A janë gjithë këto tipare në një pajisje të caktuar, apo mund të bëni gjithçka në një model me çmim më të ulët, i cili mund të përmbushë dëshirat që keni në listë? Merrni së pari përgjigje për këto pyetje. Pastaj, me pak ndihmë nga ne, do të jeni në gjendje të zgjidhni se cilat nga tiparet që shitësit reklamojnë kanë rëndësi.

Kompjuteri i ardhshëm
alt
Po flisni një moment se dëshironi ta përdorni kompjuterin për të edituar shpejt videot familjare dhe menjëherë shitësi fillon t’ju prezantojë një kompjuter të përshtatshëm për shtëpinë filmike Pixar. Por pavarësisht se çka thonë shitësit, nuk ju duhet një superkompjuter. Për një sistem, i cili mund të kryej shumicën e punëve shpejt, nuk do të duhej të shpenzonit më shumë se 750$. Kështu që, mos e dëgjoni shitësin dhe hidhni një shikim të shpejtë se çfarë ka kompjuteri nën kapak .
CPU:
Shitësit kanë dëshirë të veçojnë numrat e GHz në reklama, pasi ata numra rriten vazhdimisht dhe janë të sigurt se janë më të mëdhenj se ata që keni në sistemin tuaj momental (edhe në qoft ë se është vetëm dy muaj më i vjetër).  E vërteta: çdo procesor i ri mund t’i përballojë punët bazë. Grumbulloni fuqi kot dhe do të shpenzoni para kot. Shpesh performanca shtohet pasi kalohet pika minimale. Sigurisht, nëse punoni me skedarë multimedialë, do t’ju duhen ca muskuj; AMD Phenom 9600 Quad-Core CPU, për shembull shkon barabartë në çmim me Intel Core 2 Duo 8400 dhe do t’ju shërbejë për mrekulli çdo ditë.  Vetëm përdoruesit më të avancuar kanë nevojë për harduer më të fuqishëm, si Intel Quad-Core Core 2 Extreme QZ9770.
RAM: Ky avancim i thjeshtë dhe i shpejtë për desktopin vjen me kufizimin e sasisë maksimale që sistemi operativ mund të pranojë. Versioni i zakonshëm 32-bit i Windows Vista dhe Windows XP nuk mund të pranojnë më shumë se 4GB RAM edhe nëse kompjuteri ka më shumë. Përveç rastit kur përdorni versionin 64-bit të Vista (ose 64-bit XP, nëse mund të gjeni ndonjë kopje), 2GB deri në 4GB është memoria e duhur.
KARTA GRAFIKE : Në të kaluarën, një kartë grafi ke me kualitet të lartë kishte rëndësi vetëm për adhuruesit e lojërave. Por tani, gjithkush me një aparat dixhital për të shkarkuar ose për të parë një shfaqje në TV, kërkon performancë të shkëlqyer grafi ke. Edhe kështu, kartat e shtrenjta nuk ofrojnë aq shpejtësi sa për të justifi kuar çmimet e larta, veç nëse jeni ndonjë adhurues i madh i lojërave. Në vend të gjithë kësaj, kërkoni ndonjë PC me një CPU të fuqishme dhe GPU të mirë, si nVidia GeForce 9800 GTX ose ATI Radeon HD 4850. Vetëm adhuruesit e flaktë të lojërave dhe edituesit e videove duhet të harxhojnë 600$ në një kartë grafike kaq të shtrenjtë.
AVANCIMI : Një PC desktop ju lejon ta avanconi më vonë, pa pasur nevojë ta rindërtoni nga fi llimi. Por pak dyqane ofrojnë informacionin e duhur për avancimet e mëvonshme. Mos hiqni dorë nga kërkimi i dekurajuar. Vëreni se sa slote PCI keni në dispozicion dhe sa porte për disqe të brendshme dhe të jashtme ka sistemi. Gjithashtu kontrolloni për qasje më të lehtë në portet FireWire dhe USB.

altKompjuterët e lëvizshëm
Edhe nëse po kërkoni ndonjë pajisje të lehtë, vetëm për shfletim të zakonshëm në Web dhe për shkrim dokumentesh, ose për një zëvendësim të desktopit, diku gjendet laptopi i përsosur për ju .
JETËGJATËSIA E BATERISË: Kohëzgjatja e baterisë së laptopit vazhdon të përmirësohet, veçanërisht në kategorinë ultra të lehtë, por koha që prodhuesit citojnë në shumicën e rasteve është e fryrë, pasi llogariten në kushte optimale, me pranues rrjeti wireless të fi kur dhe zakonisht me kohëzgjatje të shtuar të baterisë (e cila zakonisht ka një tarifë të veçantë). Në testet e PC World Test Center, laptopët që kishin procesor T7200 Core 2 Duo kishin kohëzgjatje të baterisë nga 2 deri në 5 orë. Rezultatet dallonin varësisht nga sa komponentë thithnin energji nën kapak. Lexoni karakteristikat e laptopit për të parë nëse ishte testuar me bateri standarde.
CPU: Prodhuesit vendosin një logo të Intel (ose AMD) në laptop, shkruajnë shpejtësinë dhe kaq. Rrallë bëjnë të ditur se laptopët me procesorë të dobët mezi përballojnë Windows Vista. Kini kujdes nga procesorët që punojnë me më pak se 2 GHz. Laptopët e fuqizuar nga Intel Centrino 2 kanë zhurmuar në testet tona World Bench 6. Por mos prisni performancën e Centrinos te procesori Atom i Intel, i cili është një CPU i dizenjuar për laptopë më të lirë se 500$.
GPU: Shumica e laptopëve zakonisht bazohen në çipa të integruar grafikë. Ky nuk është një komponent ideal për të luajtur lojërat 3D më të reja (duke përfshirë lojëra në rrjete sociale si Second Life) ose duke përdorur programe që kërkojnë grafikë të fortë. Për të përballuar këto detyra, kërkoni ndonjë laptop me çipa grafikë të fuqishëm nVidia ose ATI. Por fuqia e tyre grafike vjen me një pengesë: laptopët me çipa më të fuqishëm grafikë kanë prirje të jenë më të mëdhenj dhe më të rëndë, siç është vërtetuar nga disa laptopë lojërash gjigantë në treg.
RAM: Edhe pse avancimi i RAM në laptop është relativisht i lehtë për t’u bërë, duhet të blini sa më shumë memorie mundeni. Shumica e laptopëve kanë dy slote për RAM dhe nuk është e pazakontë që një makinë e konfiguruar me 2 GB memorie të ketë nga një modul 1GB në secilin slot të disponueshëm. Por nëse startoni me këtë konfi gurim, të kaloni në 4 GB RAM do të thotë të blini dy RAM të rinj.
PESHA: Reklamat zakonisht harrojnë ca gjëra “të vogla” nga pesha e deklaruar e laptopit, siç është bateria dhe mbushësi i baterisë, të cilat do t’i bartni me vete kur lëvizni. Para se ta blini, pyesni për peshën e përgjithshme me këto pjesë të përfshira. Për më mirë, shkoni në dyqan, kapni laptopin dhe peshojeni me dorë, me gjithë pjesët që duhet ta bartni.
EKRANI: Edhe pse sigurisht është me rëndësi, madhësia e ekranit nuk ju tregon asgjë se si do të jeni në gjendje të lexoni tekstin. Pyesni rreth rezolucionit bazë të laptopit, por kontrollojeni edhe vetë. Duke bërë këtë, testoni edhe shtresën e ekranit gjithashtu. Duhet ta shihni edhe sa është i përshtatshëm ky laptop të përdoret në prani të dritës së diellit. Disa ekrane laptopësh reflektojnë si pasqyrë, gjë që mund të vështirësojë përdorimin e tyre në ambient të jashtëm. Ekranet me LED ofrojnë shkëlqim më të mirë, por me të ngrihet edhe çmimi.

Jeta në High-Definition
Jeni gati ta trajtoni veten me një TV të ri? Televizorët HD, qofshin ata plasma, LCD ose projeksion-nga-pas, janë të lehtë për t’u përdorur, por shumë shitës i komplikojnë me një zhargon të paqartë dhe të dyshimtë. Le ta dekodojmë atë që duan të thonë .
VLERA E KONTRASTIT: Në reklamat HDTV, ky numër zë një vend dominant. Kjo llogarit dallimin mes vlerave të errësirës dhe shkëlqimit që ekrani mund të prodhojë në të njëjtën kohë. Përfitimi nga kontrastit i lartë: ofron fotografi më të detajuar dhe realiste. Por karakteristikat për kontrastin nuk janë të llogaritura saktë nga prodhuesit. Televizorët LCD fillojnë me përpjesëtimin 600:1, plasma arrijnë deri në 1000:1, ndërsa disa vendosin numrat deri në 1,000,000:1. Së pari besojuni syve dhe pastaj shikoni numrat. Prodhuesit ngrenë kontrastin në televizorët e tyre LCD, që fotografitë të duken më të ndritshme nën dritën e sallave të ekspozitave. Provoni të rregulloni fotografinë në dyqan për të pasur një ide më të qartë se si do të duket fotografia në shtëpinë tuaj.
VLERA E RIFRESKIMIT/KOHA E PËRGJIGJES: Këta numra shfaqen herë pas here dhe janë ndihmës nëse luani videolojëra ose shihni programe me veprime të shpejta si garat NASCAR. Do të blini një TV plasma? Vazhdoni më tutje: Asnjë nga këto karakteristika nuk hyjnë në punë, pasi teknologjia plazma është mjaft e shpejtë për të përballuar këtë përmbajtje. Kur bëhet fjalë për kompletet LCD, shikoni për kohën e reagimit. Ditëve të sotme, rrallë shohim ndonjë kohë reagimi mbi 10 milisekonda. Shpejtësia e rifreskimit e llogaritur në hertz (Hz) ka rëndësi për LCD-të gjithashtu. Sa më e shpejtë të jetë koha e rifreskimit, aq më pak do të keni ekran të turbullt. Një HDTV, me një shpejtësi rifreskimi 120-Hz, duhet të përballojë veprimet me lëvizje të shpejta.
REZOLUCIONI: Nëse planifikoni të blini një Blu-ray player, merrni një komplet 1080p; kjo karakteristikë uar.Karakteristika 1080p paraqet rezolucionin maksimal të TV-së dhe rezolucionin maksimal të Blu-ray Disc. Nëse nuk lakmoni në Blu-ray ose nëse jeni duke blerë një TV me ekran më të vogël se 40 inç, merrni një komplet 720p/1080i. Fotografia nuk do të ketë kualitetin e kompletit 1080p, por dallimi vërehet më pak në ekran më të vogël të TV-së. Pasi sinjali kabllor, satelitor dhe videot HD janë për momentin duke u transmetuar në formatin 720p ose 1080i (varësisht nga operatori), përmbajtja e transmetuar sidoqoft ë nuk do të përdorë përparësitë e kompletit 1080p .
MADHËSIA E EKRANIT: Një “monument” 65-inç, i madh sa divani mund të duket shumë i mirë deri kur e vendosni në dhomën e ndenjes. Për të përcaktuar TV-në ideale për shtëpinë, shumëzoni madhësinë e ekranit (në inç) me 2; rezultati është distanca e shikueshmërisë optimale nga kompleti. Kështu, distanca e shikimit për një TV 52-inç është 104 inç (2.6 metra) larg. Keni mungesë hapësire? Merrni një TV më të vogël ose dhomë më të madhe.

Fotografia Dixhitale
  alt
Nëse keni dëshirë të bëni vetëm fotografi të cilësisë sa më të lartë, duhet të zgjidhni një aparat digjital single-lens refl ex (DSLR). Por kur mbani një send gjithë ditën me vete, shumë shpejt kuptoni rëndësinë e peshës së vogël dhe madhësisë kompakte. Ja se çfarë të kërkoni në DSLR ose në point and shoot .
MEGAPIXEL: Karakteristika më e përmendur dhe e keqkuptuar është numërimi i megapikselëve. Premtimi që do të merrni është se, sa më shumë megapiksel aq më të mira do të jenë fotografi të, por 5 megapiksel janë të mjaftueshëm për të krijuar një fotografi të printuar 11-me-14 inç. Numri më i madh i megapikselëve ju përshtatet nëse duhet të prisni dhe zmadhoni ndonjë pjesë të fotografisë, ose në rastet kur jeni duke planifikuar të printoni një poster të madh. 14.5-megapiksel janë të tepërta.
ZOOM OPTIK: Injoroni preferencat e shitësve për zoom dixhital dhe fokus, në vend të zmadhimit optik. Zoom dixhital pret fotografinë që shihni në kuadrin e aparatit dhe e zgjeron atë në kornizë të plotë, duke ulur cilësinë e fotografisë rezultuese. Zoom optik përdor lentet për të zmadhuar subjektin, duke rezultuar në një fotografi të pastër, të kristaltë. Por sa më i lartë të jetë zmadhimi optik, aq më i rëndësishëm bëhet stabilizimi optik i fotografisë. Nëse e afroni fotografinë, çdo lëvizje, sado e vogël, do të turbullojë imazhin. Shumica e aparateve point-and-shoot kanë zoom optik 3X ose 4X. Për çdo gjë më të madhe se kjo, ju duhet stabilizim optik i fotografisë.
FOKUS MANUAL : Fokusi manual është opsion i shkëlqyer për t’u ofruar për aparatet point-and-shoot dhe të gjitha modelet DSLR e kanë. Kamerat e një cilësie jo edhe aq të mirë shpesh e harrojnë fokusin manual, duke ju detyruar të zgjidhni distanca të paracaktuara. Tani do të gjeni shumë aparate që ofrojnë tipare Point-and-shot, si autofokus dhe skena fotografimi për të tërhequr përdoruesit e rastësishëm. Amatorët me kërkesa më të mëdha do ndiheshin më mirë me një kamera më të shtrenjtë, me më shumë zoom optik dhe shumë funksione manuale.
EKSPOZIMI: Shumë kamera dixhitale ofrojnë konfigurime për ekspozimin, që të lenë të rregullosh mjaft mirë kohën e ekspozimit për situata të veçanta. Shikoni për një kamera me shpejtësi të madhe diafragme, nëse planifikoni fotografime të veprimeve të shpejta, si gara veturash ose atletë duke vrapuar. Provoni të gjeni ndonjë aparat me objektiv të vogël e të ngadalshëm, si për shembull f2.8, nëse dëshironi të bëni fotografi në ambient të errët pa përdorur blic.
KUADRI: Ekrani i madh dhe i bukur është i dobishëm, por gjithashtu harxhon shumë energji. Shikoni nëse mund të rregulloni shkëlqimin e ekranit, apo mund ta fikni. I vjetër apo i ri, nëse aparati ka kuadrin optik si dhe një LCD, mund të jetë një përparësi e konsiderueshme nëse dëshironi të zgjasni kohëzgjatjen e baterisë.
STABILIZIMI OPTIK I FOTOGRAFISË: Me stabilizim të fotografisë, ashtu si me zoom, mënyra optike fiton në krahasim me atë dixhitale. Pasi fizikisht kalon sensorin e fotografisë në lëvizje neutralizuese, stabilizimi optik i fotografisë bën punë më të mirë gjatë realizimit të fotografive të pastra. Stabilizimi dixhital thjesht përcakton pikselat e fotografisë në shpejtësinë e fotografimit gjatë një përpjekje për të krijuar një fotografi sa më pak të turbullt. Për çdo rast, tripodi mund t’ju shpëtojë punën .

Pajisjet e rrjetit

Para ca kohësh, ndërtimi i një rrjeti ishte një procedurë e dhimbshme e rezervuar për biznese dhe adhuruesit e mëdhenj të kompjuterëve. Por tani, kompletimi i një rrjeti, me tela ose pa to, kurrë nuk ka qenë më i lehtë. Megjithatë nuk është aq e lehtë sa të blini routerin e parë që shihni, ta lidhni dhe të filloni punën. Ende duhet të navigoni me hyrjet dhe daljet për një lidhje optimale. Kjo është një fushë ku duhet të merrni parasysh jo vetëm çfarë planifikoni të lidhni aty, por edhe planin e shtëpisë .
SHPEJTËSIA WIRELESS: Shitësit me krenari do t’ju tregojnë limitet teorike të shpejtësisë, por ja e vërteta e hidhur: do të jeni me fat nëse rrjeti arrin deri në 150 mbps. Merrni versionin më të ri 802.11n të Wi-Fi. Në laborator, kemi testuar me enkriptim të aktivizuar (e domosdoshme!) dhe shumë rrallë kemi parë shpejtësinë të arrinte mbi 100 mbps. Gjithashtu kujdes nga shitësit që premtojnë teknologji për rritjen e shpejtësisë. Modeli i ri 802.11n eliminon nevojën për shumicën e këtyre “ekstrave” të veçanta.
STANDARDET WI-FI: Routerat Draft -n punojnë edhe me formatet më të vjetra (802.11a, b, g dhe pren ), por këto karakteristika mund të ngadalësojnë gjithë rrjetin. Cilado pajisje 802.11b/g, e lidhur me routerin draft -n, mund të pengojë tërë rrjetin me shpejtësi 11b/g. Gjithashtu shmangni routerat e vjetër “para -n”, të cilët mund t’i gjeni shpesh me zbritje. Pajisjet para versionit -n mund të punojnë me produkte 2.4-
GHz draft -n, por vetëm me shpejtësinë e rrjetit 802.11g.
SIGURIA: Përdorimi i një fjalëkalimi Wired Equivalent Privacy (WEP) është si të fshihni sistemin tuaj nën një letër të lagur. Pajisjet e vjetra mund të mos e përkrahin mënyrën më të sigurt (dhe më të re) Wi-Fi Protected Access (WPA) dhe aq më pak standardin WPA2. Për këtë arsye, çdo pajisje e re që duhet të blini, duhet të përkrahë WPA2, sepse edhe nëse duhet të bllokoheni me WEP për një kohë, për të akomoduar pajisjet e vjetra, do të duhet të lëvizni në shpejtësi më të larta menjëherë.
ANTENAT WIRELESS: Sa më i madh të jetë numri i antenave që dalin nga routeri juaj, aq më shpejt transmetohen të dhënat. Kështu që nëse jeni adhurues i transmetimit të video dhe multimedia, treshi është numri magjik.
ALTERNATIVAT ME TELA: Lidhjet me tela mund të jenë shumë të vështira për t’u instaluar, por ende janë opsioni më i besueshëm për internet të shpejtë. Nëse gjarpërimi i kabllos Cat5 për internet nuk është i mundshëm, merrni parasysh rrjet të bazuar në linja elektrike të dizenjuar të punojë me rrjetin elektrik që tashmë e keni. Mjerisht, rrjetet e bazuar në rrjetin elektrik kanë mangësitë e veta: do ju duhet adapter për çdo shteg që planifikoni të përdorni (plus një për routerin ekzistues); dhe ekzistojnë tri standarde të linjave elektrike, ku secila prej tyre nuk përshtatet me tjetrën. Këshilla jonë: kërkoni produktet Home Plug AV!

Lajmet e fundit>