Harduer

Specifikat e tabletit G Pad 7.0 zbulohen nga AnTuTu, fuqizohet nga një çip Snapdragon 400

May 15 2014
0 Shpërndarje
Specifikat e tabletit G Pad 7.0 zbulohen nga AnTuTu, fuqizohet nga një çip Snapdragon 400

LG-G-Pad-7Përgjatë fundjavës LG zbuloi se kishte tre tabletë të rinj për të sjellë për përdoruesit duke e hapur edhe më tej seritë G Pad me Pad 7.0, Pad 8.0 dhe Pad 10.1. Ndër ato çfarë ata nuk na treguan ishte edhe çmimi, datat e lançimit madje edhe specifikat.

Duke pasur shume informacione tjera, kompania LG premtoi se do të tregonte më shumë në javët në vazhdim. Për fat të mirë mbase përdoruesit nuk kanë pse të presin më gjatë për të pasur një ide se çfarë po vjen nga LG-ja teksa AnTuTu ka shfaqur në databazën e saj LG V400, i cili besohet të jetë LG G Pad 7.0.

Ndërkohë që G Pad 8.3 ka disa specifika mjaft impresive në llojin e tij, 7.0 nuk po ndjek të njëjtat hapa. Në vend të kësaj, V400 ofron një procesor modest 1.2 Ghz Snapdragon 400 me një kartë grafike Adreno 305 si dhe vetëm 1 GB RAM. Të tjera specifika janë, ekrani 7 inç me një rezolucion 1280 x 800, një kamerë të pasme 3.2 Megapixel si dhe frontale 1.3 Megapixel si dhe 8 GB hapësirë të dhënash. Në specifikat e mëposhtme tregohet gjithashtu se tableti do të ketë Android 4.4 KitKat.

Me këtë harduer modest, më shumë siguri LG po e pozicionon G Pad 7.0 si një tablet më kosto të ulët, megjithëse ne nuk mund të tregojmë sesa i lirë do të jetë. Gjithashtu duhet të përmendim se G Pad 8 dhe G Pad 10.1 jo domosdoshmërisht do të kenë të njëjtat specifika si vëllai i tyre i vogël. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>