Lajmet

Specifikimi i ri HDMI do të ofrojë përkrahje Ethernet për shumë pajisje

May 29 2009
0 Shpërndarje
Specifikimi i ri HDMI do të ofrojë përkrahje Ethernet për shumë pajisje

altHDMI Licensing ka shpalosur një numër të veçorive të reja që do të inkorporohen në specifikimin e ardhshëm 1.4. Versioni më i fundit pritet të ofrojë mundësi të reja të rrjetit me lidhje Ethernet dhe do të shtojë një kanal kthyes për të lehtësuar lidhjet transmetuese me zë

Sipas HDMI, përkrahja Ethernet do të vendos trajektore të shpejtësive të larta dhe komundikim dy-drejtimësh për pajisje të lidhura që pëkrahin standardin e ri. “Kanali i ri Ethernet do të mundësojë një pajisje HDMI që përkrah lidhje me internet, të ndaj lidhjet e saj me pajisje tjera HDMI pa pasur nevojë për një kabllo të veçantë Ethernet. Veçoria e re gjithashtu do të ofrojë një platformë lidhëse që do t’iu mundësojë pajisjeve HDMI të ndajnë të dhënave mes pajisjesve” shpjegoi kompania në një deklaratë.
Thënë më thjeshtë, kanali i rikithimit të audios do të reduktojë numrin e kabllove të kërkuara për të sjellë audio në rrjedhim e sipër për përpunim dhe lëshim në prapavijë. Përveç kësaj, kanali HDTV është i aftë që të drejtojë zërin në një pranues A/V.

Veçoritë tjera përfshijnë:

  • 3D mbi HDMI – definon formatet dhe rezolucionet  zakonshme 3D
  • Përkrahje për rezolucion 4K x 2K – mundëson që pajisjet HDMI të përrkahin rezolucion HD mbi 1080p
  • Përkrahje të zgjeruar për hapësira të ngjyrave – e përshtatshme me sYCC601, Adobe RGB dhe AdoveYCC601.
  • Sistem lidhës automotiv – i dizajnuar për shpërndarje të të dhënave HD përbrenda veturës
  • Lidhës të ri micro – lidhës HDMI me 19 pina që përkrahë rezolucion 1080p në pajisje të portative

“Specifikimi HDMI vazhdon të shtojë funksionalitetin në elektronikë konsumuese dhe në produktet e krijuara nga Industria e PC-së, për të sjellë eksperiencë më të avancuar HD tek konsumatorët”, tha Steve Ventui, president i HDMI Licencsing. “Specifikimi 1.4 do të pëkrahë disa prej inovacioneve më eksituese dhe më të fuqishme si lidhjet Ethernet dhe formatet 3D. Përveç kësaj ne do të zgjerojmë zgjidhjet tona duke ofruar një konektor të ri për pajisje portative dhe një sistem konektues të veçantë për automjete, pasi që shohim se më shumë pajsisje të ndryshme janë duke u adoptuar me teknologjinë HDMI”.
Ventui gjithashtu shpjegoi se kompania do të shpalos për treg një numër të kabllove të reja HDMI, siç janë:

  • Standard HDMI Cable – përkrahë transfertë të të dhënave deri në 1080i/60
  • High Speed HDMI Cable –përkrahë transfertë të të thënave përtej 1080p, duke përfshirë ngjyra të thella dhe të gjitha formatet 3D me specifikimin e ri 1.4
  • Automotive HDMI cable – mundëson lidhje të një pajisje eksternale (të jashtme) HDMI që të lidhet me një pajisje HDMI përbrenda veturës
  • Standard HDMI cable me Ethernet
  • High Speed HDMI me Ethernet

HDMI 1.4 do të jetë i gatshëm për shkarkim pranë hdmi.org, jo më vonë se me 30 qershor 2009.
 

Lajmet e fundit>