Ja se si

Speed Meter Pro trajton pjesërisht problemet me rrjetin

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Speed Meter Pro trajton pjesërisht problemet me rrjetin

Megjithatë, e bën shkëlqyer punën që duhet të bëjë. Aplikacioni krijon një hartë që shfaq secilën pajisje në rrjet. Gjithashtu skanon kompjuterin tuaj dhe rrjetin për ndonjë problem të mundshëm, si për shembull kur shumë pajisje provojnë ta përdorin rrjetin në të njëjtën kohë, e pastaj sugjeron zgjidhjen. Fatkeqësisht, Speed Meter Pro nuk zbulon dhe rregullon problemet që kanë të bëjnë me ndarjen e printerëve, konflikteve me IP-në dhe konfigurimin e rrjetit. Për këtë qëllim, Pure Networks ka  një produkt shtesë të quajtur Network Magic. Mund t’i blini të dyja programet në komplet për 65 dollarë. Përfundimi? Speed Meter Pro bën një punë të shkëlqyer në analizimin e rrjetit të vogël shtëpiak, por jo aq punë për të merituar çmimin e kërkuar prej 40-dollarësh. Për zgjedhje të plotë të problemeve që kanë të bëjnë me rrjetin, blini kombinimin e dy programeve të ofruara për 65 dollarë.

Lajmet e fundit>