Lajmet

Spiegel: NSA infekton pajisjet kompjuterike para se të arrijnë tek blerësit e tyre

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Spiegel: NSA infekton pajisjet kompjuterike para se të arrijnë tek blerësit e tyre

Mos mendoni se agjencisë NSA i duhet gjithnjë të presë derisa njerëzit të përdorin teknologjinë për të filluar përgjimin ndaj tyre.

Spiegel (Revistë dhe uebfaqe lajmesh) ka siguruar disa dokumente ku tregohet se grupi Tailored Access Operations (TAO) i agjencisë mund të sigurojë porositë e pajisjeve kompjuterike dhe mund të instalojë në to harduerë ose softuerë gjurmues para se dërgesa të arrijë në dorë të blerësve.

Është raportuar se edhe një seksion tjetër i NSA-së, ANT, disponon një katalog mjetesh që mund të instalojnë “porta sekrete” në çdo sistem rrjeti të Cisco-s dhe Huawei-it nëpërmjet pajisjeve hard drive të prodhuesve më të fuqishëm si Seagate dhe Western Digital.

Disa prej këtyre mjeteve mund t’i ofrojnë NSA-së akses “të përhershëm” duke qenë se janë dizajnuar në mënyrë të tillë që të vazhdojnë të qëndrojnë edhe pasi përdoruesi të fshijë kujtesën ose të përditësojë firmware-in.

Sipas dokumenteve rezulton se prodhuesit e shenjestruar nuk janë në dijeni të kësaj praktike. Cisco dhe kompani të tjera kanë deklaruar për Spiegel se ato nuk bashkëpunojnë me agjencinë NSA.

Këto ndërhyrje në harduer janë më të kufizuara krahasuar me programet e mbikqyrjes në distancë (ndërhyrja në qendrat e të dhënave të Yahoo-së ose Google-it). Agjencia vetë nuk konfirmoi asnjë detaj, por ka pohuar që TAO është i fokusuar në shfrytëzimin e rrjeteve të huaja. Të vërteta ose jo, këto zbulime tregojnë që mbikqyrja e NSA-së mund të arrijë edhe në nivelet më të thella të rrjeteve. (PCWorld Albanian)

nsaaerial

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>