Vëzhgim

SpinVox ndihmon Skype t’i kthejë bisedat në tekst

Mar 5 2009
0 Shpërndarje
SpinVox ndihmon Skype t’i kthejë bisedat në tekst

altSkype e ka shtuar mundësinë që përdoruesit e vet të pranojnë mesazhe me zë (voicemail) të konvertuara në tekst. Këto mesazhe mund të dërgohen më pas edhe ne celular përmes SMS, bëri të ditur  në panairin e IT-së Cebit, shefi operativ i kompanisë, Scott Durchslag.

Ai shtoi se shërbimi është i bazuar në teknologjinë e SpinVox prej tekstit në mesazh me zë. Kjo teknologji mund t’i konvertojë mesazhet nga zëri në tekst prej anglishtes, spanjishtes, frëngjishtes dhe gjermanishtes.

Çmimi pë çdo konvertim është 0.20 euro, plus vlera e dërgimit SMS sipas kostos së Skype. Nëse mesazhi nuk mund të konvertohet për shkak të zhurmës në prapavijë apo kualitetit të dobët, Skype do t’i njoftojë përdoruesit përmes SMS, gjë për të cilën përdoruesi duhet të paguajë.

Për të mos bërë shumë shpenzime, përdoruesit mund të zgjedhin të kufizojnë numrin e mesazheve të dërguara brenda një dite dhe të pranojnë mesazhe vetëm nga personat e listës së kontakteve. Përdoruesit po ashtu mund të zgjedhin të marrin njoftime nëse dikush ka dërguar mesazh përmes SMS, shërbim ky që është pa pagesë.

 

Lajmet e fundit>