Softuer

Spore do të paraqitet për Nintendo gjatë vjeshtës

Aug 17 2009
0 Shpërndarje
Spore do të paraqitet për Nintendo gjatë vjeshtës

Në Spore Hero, lojtarët mund të transformohen në krijesa  kreative jashtëtokësore, duke shkuar në misione për të shpëtuar botën e tyre nga shkatërrime të caktuara. Duke luftuar me fuqi negative, duke zgjedhur gjëegjëza dhe duke mbledhur të dhëna, heronjtë evoluojnë me kalimin e kohës. Dhe përdorimi i Spore Creature Creator mundëson që heronjtë të pajisen me pjesët e duhura trupore.

Në Spore Hero Arena, lojtarët mund të lëvizin përmes hapësirës që të luftojnë për të mbrojtur planetët nga njerëzit e këqij të galaktikës. Lojtarët mund të krijojnë heronjtë e tyre, të luftojnë me jashtëtokësor dhe të hapin aftësi speciale që ti ofrojnë atyre një mundësi luftimi për të shpëtuar tërë botën. Loja gjithashtu mundëson që të luhet me shokë përmes përdorimit të rrjetit Wi-Fi.

“Heronjtë e lojtarëve mund të marrin platformën qendrore, të krijuar posaçërisht për platformën Nintendo, duke injektuar kreativitet, beteja dhe aventura për të krijuar një eksperiencë unike në Wii dhe Nintendo DS” tha Lucy Bradshaw, zëvendës presidente e Maxis, një degë e EA.

Loja e popullarizuar Spore është titull i dizajnuar posaçërisht për PC dhe MAC.

Lajmet e fundit>