Biznes

Spotify arrin 50 milion abonentë me pagesë

Mar 3 2017
0 Shpërndarje
Spotify tha ditën e Enjte se ka shërbim i muzikës arritur 50 milion abonentë me pagesë, një rritje me 25% vetëm në gjashtë muajt e fundit duke zgjeruar distancën me rivalin më të afërt Apple Music. Spotify arrin 50 milion abonentë me pagesë Photo Source: Reuters

Spotify, kompani e cila koma nuk ka treguar shenja përmirësimi të fitimit, është duke konsideruar daljen në bursë sipas TechCrunch.

Firma me seli në kryeqytetin suedez Stockholm, zgjeroi aktivitetin e saj në SHBA gjatë muajit Shkurt. Spotify, një prej startupeve Evropiane më të vlerësuara, do të zhvendosë zyrat qëndrore në New York duke krijuar 1,000 vende të reja pune.

Në Shtator Spotify numëronte 40 milion abonentë me pagesë. Shërbimi është aktiv që prej 2008-ës. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>