Biznes

Spotify arrin në 83 milion përdorues me pagesë

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
Një e ardhme e ndritur duket se e pret kompaninë e cila parashikon që të arrijë deri në 97 milion përdorues me pagesë këtë vit. Spotify arrin në 83 milion përdorues me pagesë

Ndërsa Apple Music po rritet dita ditës, Spotify po hedh hapa galopantë. Më 26 Korrik kompania Suedeze tha se numrin i abonentëve me pagesë kishte arritur në 83 milion.

Kjo përbën një rritje me 8 milion që nga muaji Maj.

Apple Music aktualisht ka 40 milion abonentë. Në total Spotify pati 30% rritje të numri të përdoruesve me pagesë dhe 40% atyre falas.

Një e ardhme e ndritur duket se e pret kompaninë e cila parashikon që të arrijë deri në 97 milion përdorues me pagesë këtë vit.

Numri i përdoruesve aktivë pritet të shkojë në 207 milion.

Mes Apple dhe Spotify ka nisur një garë e ethshme për rritjen më të shpejtë dhe deri sot kompania Suedeze ka arritur të mbajë distancën e gjigandin e iPhone. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>