Lajmet

Spotify dhe Volvo bashkpunojnë për sistemin muzikor brenda makinës të aktivizuar nga zëri

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Spotify dhe Volvo bashkpunojnë për sistemin muzikor brenda makinës të aktivizuar nga zëri

Volvo po bashkpunon me Spotify për të lançuar një sistem muzikor për makina që aktivizohet nga zëri.

Sistemi i quajtur Sensus Connected Touch, do ti lejojë drejtuesit të luajnë muzikë nëpërmjet një lidhje me telefon apo me një lidhës 3G/4G në një bord. Sistemi do të aktivizohet ose nëpërmjet zërit ose nëpërmjet prekjes dhe programi do të fillojë muzikën thjesht duke thënë emrin e këngës.

Volvo premton përmisime për sistemin e bazuar në Android. Aplikimet të tjera të Sensus Connected Touch përfshijnë Google Maps, iGO- GPS navigacion edhe TuneIn.

Sensus Connected Touch (bashkë Spotify) do të vij si një aksesor i pajisur nga maji i vitit 2013. Do të jetë në të gjitha makinat e Volvo – V40, V40 cross country, S60, V60, XC60, V70, XC70 dhe S80.

Gjithashtu edhe pronarët e makinave të versioneve më të vjetra (mbi 2011) mund ta fusin sistemin në makinat e tyre.

Spotify kohët e fundit ka bërë një kontratë të ngjashme me Ford, që do të integrojë Spotify, aplikacionin e muzikës me makinat Ford nëpërmjet shërbimit të sinkronizuar AppLink të Ford. (PCWorld Albanian)

spotify

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>