Lajmet

Spotify dhe Waze integrojnë shërbimet respektive në aplikacionet e tyre

Mar 14 2017
0 Shpërndarje
Spotify në bashkëpunim me aplikacionin e navigimit Waze në pronësi të Google lajmëruan ditën e sotme integrimin e shërbimeve të tyre respektive. Spotify dhe Waze integrojnë shërbimet respektive në aplikacionet e tyre

Themeluar në 2007-ën në Izrael, Waze ndërtoi një bazë të mëdha përdoruesish dhe një komunitet i cili ndante të dhëna të trafikur në kohë reale. Google vendosi në 2013-ën të blinte aplikacionin për 1 miliard dollar.

Pavarësisht se Google dhe Spotify janë rivalë të drejtpëdrejtë duke qenë se ofrojnë abonime në shërbimet e muzikës, ky i fundit është një ider dhe integrimi i Waze vetëm përfitime do ti sillte dy kompanive.

Brenda Waze përdoruesit mund të qasen në listat e muzikës së Spotify apo të ndërrojnë muzikë apo këngë pa u larguar nga aplikacionet respektive. Sapo të keni ndërlidhur aplikacionet do të vëreni një ikonë Spotify i cili kontrollon tingujt.

Së fundit Spotify arriti 50 milion abonentë me pagesë ndërsa në total numri i përdoruesve është 200 milion. Kompania vazhdimisht ka ndjekur politika të tilla integruese me aplikacione të ndryshme përfshirë Uber dhe Tinder. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>