Analiza

Spotify ka 140 milion përdorues, 50 milion abonentë me pagesë

Jun 15 2017
0 Shpërndarje
Afro 80% e përdoruesve të Spotify kanë filluar me shërbimin falas. Spotify ka 140 milion përdorues, 50 milion abonentë me pagesë

Spotify lajmëroi ditën e sotme se shërbimi i saj ka 140 milion përdorues, një rritje me 40 milion brenda vitit.

Njoftimi erdhi përmes rrjetit social Twitter, ku 50 milion prej tyre janë abonentë me pagesë. Historikisht gjigandi i muzikës kishte afro 25% të bazës së përdoruesve me pagesë por kjo statistikë ka ardhur duke ju afruar 1/3 të tretës.

Afro 80% e përdoruesve të Spotify kanë filluar me shërbimin falas. Vitin e kaluar Spotify bleu Preact, një startup i cili përdorur shkencën e sjelljes për të parashikuar aktivitetine  përdoruesve me shërbimin që nga regjistrimi tek kalimi me pagesë.

Kjo padyshim ka ndihmuar kompaninë jo vetëm të mbajë por edhe të tërheqë përdorues të rinj. Statistikat e fundit tregojnë se strategjia e Spotify të konvertimit të përdoruesve në përdorues me pagesë ka funksionuar duke lënë të kuptohet se një të ardhme të afërt mund të dalin si një kompani publike. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>