Lajmet

Spotify lanson radio falas për përdoruesit e iOS

Jun 21 2012
0 Shpërndarje
Spotify lanson radio falas për përdoruesit e iOS

Shërbimi për transmetim të pakufizuar të muzikës Spotify, do të ofroj një radio falas për përdoruesit e iPad dhe iPhone në ShBA. Hapi i Spotify do ta forcoj konkurrencën me shërbimet si Pandora, Slacker dhe të tjerët.

Deri më sot, qasja nga celularët kushtonte 10 dollarë në muaj, por tani abonimi i ri falas shton edhe audio reklama. Përdoruesit të cilët abonohen në Spotify Premium, për 9.99 dollarë në muaj, mund të ndëgjojnë radion pa ndërprerjen e reklamave.

“Kemi kuptuar se ata që ndëgjojnë radion, janë përdoruesit më të angazhuar të Spotify”, tha Charlie Hellman, zv. president i këtij produkti të Spotify. Ai gjithashtu theksoi se “Ata që ndëgjojnë radion, gjithashtu qëndrojnë më gjatë dhe ka mundësi reale që të abonohen në këtë shërbim.”

Shërbimi Spotify u lejon përdoruesve të gjenerojnë një numër të pakufizuar radio stacionesh të bazuara në këngë, albume dhe artistë. Përdoruesit mund të “pëlqejnë” këngët dhe t’i ruajnë ato në listën e Spotify për t’i ndëgjuar më vonë. Spotify ka rreth 3 milionë abonentë me pagesë dhe mbi 10 milionë përdorues aktiv.

Spotify, me seli në Londër, para gjashtë muajsh lansoi shërbimin e radios në aplikacionet e Mac OS X dhe Windows. Ky hap e zgjeron ofertën në fushën e celularëve. Aktualisht, shërbimi i Spotify është në dispozicion vetëm për pajisjet e Apple iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>