Lajmet

Spotify mbërrin në Windows Store në formën e një aplikacioni universal

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Pjesë e këtij suksesi është edhe debutimi i aplikacionit për Windows 10. Aty do të gjejë një rival tjetër, Groove Music të Microsoft. Spotify mbërrin në Windows Store në formën e një aplikacioni universal Photo Source: Spotify

Me debutimin e Windows 10 S, i cili kufizon instalimin e aplikacioneve vetëm nga Windows Store, Microsoft ka nevojë nga zhvilluesit të prodhojnë aplikacione brenda këtij kufiri.

Natyrisht zhvilluesit më të rëndësishëm janë ata që ofrojnë shërbime të rëndësishme dhe Windows Store mirëpriti një mysafir po aq të rëndësishëm sot si Spotify.

Shërbimi i transmetimit të muzikës prezantoi aplikacionin Spotify për Windows 10 i cili instalohet nga Windows Store.

Të gjithë përdoruesit Windows 10 S tashmë mund të instalojnë aplikacionin dhe të jenë të kontakt me muzikën e tyre të preferuar nga kompjuteri.

Gjatë muajit Qershor Spotify tha se ka 140 milion përdorues aktivë, shërbimi më popullor i muzikës në planet. Dhe më me rëndësi është numri i abonentëve me pagesë prej 50 milionësh.

Pjesë e këtij suksesi është edhe debutimi i aplikacionit për Windows 10. Aty do të gjejë një rival tjetër, Groove Music të Microsoft.

Aplikacioni funksionon me të gjitha llogaritë, falas dhe me pagesë. Aplikacioni është i disponueshëm në 60 vende të botës dhe funksionon si aplikacioni Win32. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>