Lajmet

Spotify mund të lejojë përdoruesit pa pagesë të anashkalojnë të gjitha reklamat

Aug 13 2018
0 Shpërndarje
Kompania tregon për AdAge se ideja është që përdoruesit mund të anashkalojnë vetëm reklamat që nuk i interesojnë. Spotify mund të lejojë përdoruesit pa pagesë të anashkalojnë të gjitha reklamat

Spotify po teston një tipar të ri në Australi që do t’i lejojë përdoruesit pa pagesë të shmangin reklamat (si audio dhe video) sa herë që ata duan.

Kompania tregon për AdAge se ideja është që përdoruesit mund të anashkalojnë vetëm reklamat që nuk i interesojnë, dhe duke ndjekur zgjedhjet e tyre, Spotify do të mund të shënjestrojë edhe më mirë përdoruesit.

Një ekzekutiv i kompanisë e krahasoi atë me Discover Weekly, por për reklama. Reklamuesit nuk do të duhet të paguajnë për reklamat e anashkaluara.

Spotify thotë se për momenti është ende në fazën e testimit, por qëllimi është që të lançohet në nivel global. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>