Biznes

Spotify nënshkruan marrëveshje me Universal Music

Apr 5 2017
0 Shpërndarje
Spotify, një rival i drejtpëdrejtë i Apple Music, ende nuk ka raportuar fitime ndërsa ka shtuar përpjekjet për tu zgjeruar. Spotify nënshkruan marrëveshje me Universal Music Photo Source: Reuters

Shërbimi i transmetimit të muzikës Spotify lajmëroi ditën e Marte se ka nënshkruar një marrëveshje të ngushtë me Universal Music duke sjellur albumet më të fundit të artistëve ekskluzivisht në abonentët e shërbimit premium.

Spotify, një rival i drejtpëdrejtë i Apple Music, ende nuk ka raportuar fitime ndërsa ka shtuar përpjekjet për tu zgjeruar.

Kompania aktualisht po përballet me presionin që vjen nga jo vetëm nga artistët të cilët kanë bojkotuar shërbimin pa pagesë por edhe investitorët që kërkojnë të ardhura.

Marrëveshja shumëvjeçare me Universal Music do e bëjë Spotify një platformë më joshëse për artistët e Universal Music si Taylor swift, Adele, Lady Gaga, Coldplay dhe Kanye West.

Spotify nuk dha detaje rreth marrëveshjes. Lançuar në 2008-ën, Spotify numëron mbi 50 milion përdorues me pagesë, një rritje me 25% në gjashtë muajt e fundit, duke rritur ndjeshëm distancën me Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>