Lajmet

Spotify rregullon dobësinë që lejonte shkarkim pa pagesë të muzikës

May 9 2013
0 Shpërndarje
Spotify rregullon dobësinë që lejonte shkarkim pa pagesë të muzikës

Shërbimi muzikor Spotify ka një rrjedhje të vogël në shërbim që i lejon shkarkime pa pagesë të librarisë së këngëve nëpërmjet shfletuesit të Google Chrome.

Një shtesë e Chrome e quajtur Downloadify doli këtë javë në dyqanin e Chrome që hap një vrimë në shërbimin e Spotify. Me instalimin e kësaj shtese, këngët e luajtura në Spotify mund të shkarkohen pa pagesë, pa patur ndonje mbrojtje të të drejtës së autorit.

Sipas modelit të abonimit të Spotify, abonuesit mund të shkarkojnë këngë në pajisjet e tyre dhe ti dëgjojnë për aq kohë sa janë antëtarë sipas modelit. Në rast se ato largohen apo nuk paguajnë, mundësia për ti dëgjuar çaktivizohet.

Me Downloadify, këngët mund të shkarkohen nga libraria e Spotify pa patur nevojën e një abonimi.

Masat që u morën për të bllokuar këtë dobësi të gjetur

Sa doli lajmi për ekzistencën e Downloadify, Google e hoqi shtesën nga dyqani i Chrome.

Paralelisht, Spotify e mbylli këtë vrimë, duke deklaruar se janë në dijeni të kësaj dobësie dhe janë duke punuar mbi të. Downloadify u krijua nga Robin Aldenhoven, një dizenjues uebi në Holandë, sipas të cilit ky krijim kishte si qëllim ndërgjegjësimin e Spotify për këtë dobësi që ajo kishte.

“Unë doja që ta rregullonin, dhe ata e rregulluan”, i tha ai PCWorld në një intervistë. “Unë thashë se po merrte shumë kohë për ta rregulluar, pesë apo gjashtë muaj, ndërkohë që ata e rregulluan për një ditë” shtoi ai.

Aldenhoven vlerëson se rreth 16,000 këngë u shkarkuan pa ndonjë mbrojtje dixhitale të të drejtave gjatë kohës që zbuluan këtë shtesë. Ai tha se e zbuloi këtë dobësi gjatë kohës që po studionte veprime të ndryshme të Spotify që do ti duheshin për të përmirësuar dizajnin e uebfaqes së tij. (PCWorld Albanian)

spotify

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>