Lajmet

Spotify vjen për Windows Phone 8

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Spotify vjen për Windows Phone 8

Spotify është më në fund në dispozicion në dyqanet e aplikacioneve WP8.

Aplikacioni për të dëgjuar muzikë, i cili ka qenë prej kohësh në dispozicion për zotëruesit e Windows Phone 7, lancohet të premten në versionin beta për shumicën e përdoruesve të Windows Phone 8. Nëse ju kërkoni për Spotify dhe nuk mund ta gjeni atë menjëherë, prisni nja dy orë dhe provoni përsëri.

Spotify është falas për ta shkarkuar. Shërbimi I aplikacionit është zakonisht $ 9,99 në muaj, por përdoruesit e Windows Phone 8 përfitojnë 30-ditë falas (pas së cilës tarifa normale zbatohet).

Konkurenca nxehet

Lënia mënjanë nga dyqanet e Windows Phone 8 të Spotify ishte një surprizë, duke pasur parasysh se përdoruesit e Windows Phone 7 kanë pasur akses në këtë aplikacion popullor.

Shtimi i Spotify në dyqanet e aplikacioneve është një lajm i madh për sistemet operative celulare të Microsoft, i cili është kritikuar gjerësisht për mungesën e aplikacioneve të nivelit të lartë. Kompania ka qenë vazhdimisht duke shtuar emra të mëdhenj që nga prezantimi i Windows Phone 8 në tetor, por disa aplikacione të njohura ende mungojne, të tilla si Dropbox, Instagram, dhe Square.

Spotify lanson radio falas për përdoruesit e iOS

Microsoft ka nevojë për një shtytje në qoftë se platforma e saj celulare do të ketë shanse të kaloje iOS dhe Android. Sipas një raporti në dhjetor nga comScore, Microsoft ndjek sistemet operative mobile të Apple dhe Google, si edhe BlackBerry gjithashtu, i cili muajin e kaluar nxiti konkurencën me daljen e BlackBerry 10. BlackBerry gjithashtu prezantoi një dyqan të ri aplikacionesh, BlackBerry World, me partnerë të profilit të lartë, si Facebook, Skype, Twitter, dhe Whatsapp.

Në fund të dhjetorit, Microsoft njoftoi se dyqani i tij i aplikacioneve celulare kishte kaluar kufirin 150.000. Ne ende nuk dimë se sa telefona Windows 8 ka shitur kompania; Microsoft nuk bëri të ditur asnje shifër në raportin e tremujorit te dytë per të fitimet. (PCWorld Albanian)

Spotify

Lajmet e fundit>