Lajmet

Spreed ju meson se si të lexoni shpejt me çfarëdo teksti online

Mar 9 2014
0 Shpërndarje
Spreed ju meson se si të lexoni shpejt me çfarëdo teksti online

rvf5cix1jkucag4qoe8eChrome: Kemi shkruar për aplikacione të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e shpejtësisë së leximit në pajisje mobile, por nëse nuk jeni të interesuar të lexoni në telefonin tuaj, Spreed është një shtojcë për Chrome që ofron një përvojë të ngjashme.

Spreed përdor një teknikë që përpiqet ta shuajë shqiptimin e gjërave gjatë leximit në mënyrë që të mund të lexoni më shpejt. Me Spreed, ju vetëm mund të zgjidhni tekstin që doni ta lexoni, të klikoni me të djathtën në të, të zgjidhni “Spreed selected text” dhe do të merrni një hapje me një aplikacion për lexim të shpejt që është i gatshëm për përdorim.

Kur ta klikoni “Play,” Spreed fillon të punojë duke shkuar përgjatë secilës fjalë individuale të tekstit. Ju mund ta ndryshoni shpejtësinë, sasinë e fjalëve dhe madhësinë e shkronjave për ta bërë më të lehtë për lexim. Nuk është ndërfaqja më e bukur, por e kryen punën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>