Lajmet

Spring, aplikacioni që ju bën të dukeni më të gjatë në fotot tuaja

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Spring, aplikacioni që ju bën të dukeni më të gjatë në fotot tuaja

1407153177124_wps_1_Spring1_PNGPërhapja dhe përdorimi i gjerë i rrjeteve sociale ka bërë që të rritet shumë rëndësia dhe mënyra se si dukemi në foto. Në treg ka shumë aplikacione që ndihmojnë të modifikoni fotot tuaja për një pamje perfekte. Aplikacione si Photoshop, Hudson, Lo-Fi janë shumë të njohur për përdoruesit.

Photoshop mundëson heqjen e çdo mangësie në fotot tuaja, ndërsa Hudson dhe Lo-Fi kujdesen për heqjen e rrudhave.

Një aplikacion i ri, i cili kujdeset për mënyrën se si dukeni në foto është Spring, i cili funksionon në pajisjet iOS dhe Android. Spring përforcon imazhin, duke bërë që kushdo të duket më i gjatë. Aplikacioni është krijuar për të ndihmuar përdoruesit “të përshtatin proporcionet trupore”, duke hequr vija mbi kavilje, shpatulla dhe kyçe, për t’u dhënë atyre një pamje më tërheqëse.

Një version fillestar i aplikacionit Spring është në dispozicion për përdoruesit e pajisjeve iOS tek iTunes, dhe për pajisjet Android tek Google Play Store. Ky aplikacion është krijuar nga Kim Taewan në Japoni.

Nëse doni të keni një imazh të cilësisë së lartë, ku të dukeni më të gjatë dhe më të hollë, atëherë ju duhet të shkarkoni një version Pro të aplikacionit për 1.95 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>