Harduer

Sprint dhe LG lançojnë telefonin e parë 5G vitin e ardhshëm

Aug 15 2018
0 Shpërndarje
Telefoni LG do të përshtatet me rrjetin 5G të Sprint dhe do të jetë i përshtatshëm edhe me rrjetin 4G të T-Mobile. Sprint dhe LG lançojnë telefonin e parë 5G vitin e ardhshëm

Kompania Amerikane e telekomunikacionit tha se në bashkëpunim me LG Electronics do të lançojnë telefonin e parë 5G në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Sprint është operatori i katërt më i madh në SHBA dhe është në proces shkrirjeje me T-Mobile një marrëveshje 26 miliard dollarëshe.

Telefoni LG do të përshtatet me rrjetin 5G të Sprint dhe do të jetë i përshtatshëm edhe me rrjetin 4G të T-Mobile.

Çmimi dhe data ekzakte e debutimit do të bëhet publike në të ardhmen.

Sprint ka premtuar lançimin e 5G-së në 9 qytete në 2019-ën. Kompania është e katërta për nga numri i abonentëve pas Verizon, AT&T dhe T-Mobile. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>