Lajmet

Square dhe aplikacioni i saj Register App është tashmë i disponueshëm në gjithë botën

Nov 21 2014
0 Shpërndarje
Square dhe aplikacioni i saj Register App është tashmë i disponueshëm në gjithë botën

square_register.0.0Që nga lançimi i Register App dy vite e gjysmë më parë, Square ka shtuar mbështetjen për shumë shtete të botës. Por deri më sot, ata që e përdornin jashtë Shteteve të Bashkuara duhet të gjenin një mënyrë për të pasur akses në US App Store për ta pasur këtë aplikacion. Madje përdoruesit ishin të detyruar ta përdornin atë në dollar dhe më pas ta konvertonin në paranë e tyre lokale manualisht. Edhe pas gjithë këtyre, kompania pa se Register regjistroi një numër shumë të madh përdoruesish. Kështu që Square më në fund vendosi të zgjeronte shtrirjen e saj, tashmë aplikacioni Register do të jetë në 4 gjuhë të ndryshme dhe do të mbështesë 130 lloje parash.

“Edhe para lajmërimit të sotëm, në pamë më mijëra shkarkime të këtij aplikacioni nga shitësit rreth e qark botës, ndaj menduam t’jua bënim më të lehtë përdorimin. Pavarësisht se Register mbështeste pak gjuhë dhe njihte vetëm dollarin, shumë tregtarë e gjetën mënyrën për ta përdorur atë në mënyrë efektive. Square e filloi aktivitetin e saj si një kompani shërbimesh tregtare e fokusuar në shërbimin për tregtarët e vegjël që nuk mund të përballonin pikat e shitjeve tradicionale. Me një lexues karte të lirë dhe një iPhone, çdokush mund ta përdorë Square për të menaxhuar transaksionet mes kartave të debitit dhe të kreditit. Së fundmi kjo kompania ka nënshkruar një bashkëpunim me Snapchat i cili pritet të gjenerojë të ardhura akoma më të mëdha. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>