Softuer

Square Enix ul fitimet e parashikuara

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
Square Enix ul fitimet e parashikuara

Square Enix, kompania japoneze e prodhimit të RPG që së fundmi ka blerë Eidos, po has disa vështirësi. Periudha falas e provës së Final Fantasy XIV sapo u shty për një kohë të pacaktuar në versionin e saj për PC. Gjithashtu, një letër me faljet zytare të prodhuesve iu dërgua lojtarëve të lojës për të shfajsuar gjendjen e tmerrshme të lojës.

Gjatë ditës së sotme kompania i rishikoi parashikimet e fitimeve dhe i uli me më shumë se 90 perqind për vitin e tashishëm. Shitjet e ardhshme dhe fitimi pritet të bien ndjeshëm. Publikuesi japonez kishte parashikuar të ardhura neto prej 142 milion dollarë për përfundimin e vitit fiskal në 31 mars 2011. Por pas rishikimit të bërë së fundmi, doli se ajo do të kishte të ardhura prej vetëm 12 milion dollarë. Kjo është një rënie drastike prej 92 perqind apo në qoftë se e shohim në kuadër të shitjeve, do të kemi një ulje prej 19 përqind të shitjeve.

Përveçse humbën të ardhurat nga abominet mujore të Final Fantasy XIV (që tani për tani janë falas), ata gjithashtu e shtynë daljen në treg të versionit të lojes për PS3. Ata ndryshuan dhe menaxherët që e mbikqyrin lojën. Por kjo nuk është e vetjma lojë që do të pësoj një vonesë në ditën e lansimit në treg. Deus Ex: human Revolution do të jetë pjesë e vitit tjetër fiskal ka raportuar komania.

Kjo vonesë është kryer për ti dhënë një “llustrim” të mëtejshëm lojës janë shprehur përfaqsues të Square Enix. Ata u shprehën gjithashtu se loja tani do të jetë gati përpara Prillit të 2012 pa dhënë informacione të mëtejshme.
Pjesa e tretë e Deus Ex do ta ndryshojë serine që nga themelet në mënyra të ndryshme. Ngjarjet e saj marrin pjesë perpara ngjarjeve te lojës së parë. Ato janë në vitin 2027 në kohën kur njerezit përfitojnë aftësi të reja fale implanteve teknologjike. Në varësi të teknologjisë që zgjedhin lojtarët mund ta përmirësojnë personazhin e tyre për dyluftim, hakim apo edhe për mardhenie shoqërore. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>