Harduer

SSD-të e reja të Sony mund ti rezistojnë transferimit të përmbajtjeve 4K

Apr 5 2017
0 Shpërndarje
Veçanërisht nëse po regjistroni video 4K e cila kërkon transferim të shpejtë dhe konstant të të dhënave. SSD-të e reja të Sony mund ti rezistojnë transferimit të përmbajtjeve 4K Photo Source: Sony

Disqet solide mund të jenë më rezistente sesa hardisqet tradicionale magnetike, por transferimi i shpejtë i të dhënave mund të shkaktojë humbje të tyre edhe në SSD-të.

Veçanërisht nëse po regjistroni video 4K e cila kërkon transferim të shpejtë dhe konstant të të dhënave.

Seritë e reja të SSD-ve nga Sony janë dizenjuar pikërisht për këtë punë. Linja G e disqeve solide siguron regjistrim 4K pandërprerje dhe pa humbje të dhënash.

Për më tepër Sony thotë se disqet e reja kanë një konektor SATA më të qëndrueshëm me deri në 3,000 vendosje.

Linja konsiston prej dy disqesh, modeli 539 dollarësh GS96 me 960GB kapacitet dhe modeli 287 dollarësh SV-GS48 me 480GB kapacitet.

Sipas Sony këto disqe mund ti rezistojnë një shkrimi të dhënash prej 2,400 Terabajt që do të thotë se mund ta mbushni për 10 vite 5 herë në javë. Të dy disqet dalin në shitje në muajin Maj. /PCWorld Albanian

Tags >

SonySSD
Lajmet e fundit>