Lajmet

Stallman qorton Ubuntun, e quan integrimin me Amazon si “spajuer”

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
Stallman qorton Ubuntun, e quan integrimin me Amazon si “spajuer”

Këshilltari dhe aktivisti për softuer të lirë, Richard Stallman, të premten qortoi Ubuntun për përfshirjen e asaj që ai e quajti spajuer në versionet e reja të sistemit operativ të popullarizuar me burim të hapur dhe i kërkoi përdoruesve të GNU dhe Linux që t’i shmangen këtij lloji.

Në një postim të gjatë të postuar në uebfaqen e Fondacionit për Softuer të Lirë, Stallman nënçmon praninë e një paneli reklamues në rezultatet e kërkimit në Ubuntu, e cila, thotë ai, është një rrugë për të grumbulluar informacione personale nga përdoruesit.

Paneli i Amazon, që lëshohet vetvetiu, paraqet një kategori të ndarë të rezultateve të kërkimit, që ofrohen nga gjiganti i shitjeve me pakicë online, për përdoruesit që bëjnë kërkime të përgjithshme nga desktopi që ka Ubuntu.

“Është po aq keq për Canonicalin që të grumbullojë informacionin tuaj personal siç do të ishte keq për Amazonin që ta grumbullojë atë”,- shkruan Stallman.

Megjithëse themeluesi i Canonical, Mark Shuttleworth, i paraqiti shqetësimet për këto reklama si mundësi për të financuar Ubuntun, Stallman thotë që integrimi i Amazonit është një kërcënim i vërtetë për privatësinë e përdoruesit dhe i kërkon “udhëheqësve të opinionit të komunitetit” që të mos mashtrohen që veçoria thjesht mund të ndalet.

“Edhe nëse do të ishte i ndalur vetvetiu, veçoria ende do të ishte e rrezikshme: “zgjedh, njërin dhe për të gjithë” për një veprimtari të rrezikshme, ku rreziku ndryshon varësisht nga pakujdesitë për hollësitë dhe ftesat.

Për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, sistemet duhet të bëjnë maturinë të lehtë: kur një program lokal i kërkimit ka një veçori të rrjetit të kërkimit, duhet të jetë përdoruesi që të zgjedhë kërkimin në rrjet në mënyrë të hollësishme çdo herë,” shkruan ai. 

Edhe para se të paraqitej veçoria e Amazonit, FSF nuk përkrahte përdorimin e Ubuntus, duke thënë që përdorimi i tij i softuerëve jo të lirë dhe kufizimet e të drejtave nënkuptojnë që ai nuk përputhen me udhëzimet strikte të organizatës.

Uebfaqja zyrtare e organizatës e përshkruan paraqitjen e reklamave të Amazon në Ubuntu si “një veçori keqdashëse”. (PCWorld Albanian)

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>