Softuer

Star Wars: The Force Unleashed me një pjesë të re në vitin 2010

Dec 14 2009
0 Shpërndarje
Star Wars: The Force Unleashed me një pjesë të re në vitin 2010

Kur për herë të parë bota kuptoi se një lojë e re Star Wars do të paraqitet në ceremoninë 2009 VGA, dyshimi kryesor ishte tek një vazhdim i “The Force Unleashed”. Sigurisht kjo për shkak se LucasArts ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me këtë lojë aksion, duke shitur mbi 5.7 milion kopje deri në shkurt të vitit 2009.

Sigurisht, loja për të cilën po bëhet fjalë është “The Force Unleashed II”, e cila pritet të paraqitet në vitin 2010. Megjithëse detajet janë të mangëta (as platformat në të cilat do të paraqitet nuk janë bërë të ditura), është e qartë se loja do të vazhdojë aty ku ka përfunduar origjinal i vitit 2008, që kanë dërguar lojtarin në karakterin e nxënësit sekret të Sith Lord Darth Vader, Galen “Starkiller” Marek.

Në fund të lojës, sipas ueb faqes zyrtare të Star Wars, Mark ndërron anët dhe sakrifikon vetën për të shpëtuar lidershipin e Aleancës Kryengritëse.

Megjithatë, tani duket se Marek është gjallë, pasi që paraqitet në rend të parë dhe në qendër të videos së vazhdimit të kësaj loje, të cilën mund ta shihni më poshtë. Ish Sith-i tani duket të jetë një Jedi, pasi mban një “lightsaber” të kaltër që është karakteristike e Jedi-ve.

Videoja veçohet me fjalë edhe prej Darth Vader edhe prej Yoda-së të cilët bisedojnë me Marek, ndoshta duke sinjalizuar kështu se ai do të jetë mes anëve të Dritës dhe të Errësirës së Forcës.

Lajmet e fundit>