Softuer

StarCraft 2 thyen rekord të shitjes

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
StarCraft 2 thyen rekord të shitjes

Sipas Blizzard, strategjia e shumëpritur ka shitur më shumë se një milion kopje brenda 24 orëve të para të paraqitjes në treg, duke u bërë kështu loja me lansimin më të suksesshëm për PC deri më tani për vitin 2010. Loja ka ecur mjaft mirë me shitje edhe në ditën e dytë duke shitur 500.000 kopje tjera, dhe duke arritur në këtë mënyrë në një total prej 1.5 milion kopje të shitura anembanë botës në 48 orët e para dhe duke e bërë zyrtarisht StarCraft II lojën strategji me shitjen më të shpejtë në histori të të gjitha kohërave.

StarCraft II: Wings of Liberty,  që u prezantua 12 vite pas titullit origjinal StarCraft, u lanua në të njëjtën kohë në Amerikën Veriore, Evropë, Kore Jugore, Australi, Zelandë të re, Rusi, Brazil, Kili, Argjentinë, Singapor, Indonezi, Malajzi, Tajlandë, Filipine, Tajvan, Hong Kong dhe Makau.

“Ne kemi lansuar StarCraft II në 11 gjuhë të ndryshme dhe në 5 kontinente të ndryshme sepse dëshiruam që sa më shumë lojtarë të jenë në gjendje të luajnë qysh në ditën e parë” tha Mike Morhaime, CEO i Blizzard.

StarCraft origjinal ka shitur rreth 11 milion kopje deri më sot, dhe në vitin e parë të pranisë në treg ka arritur në 1.5 milion kopje të shitura. StarCraft II kishe arritur veçse ka tejkaluar shitjet e vitit të parë të origjinalit StarCraft dhe analistët veçse kanë parashikuar se shitjet e StarCraft II mund të arrijnë deri në 5 milion kopje në vitin e parë të pranisë në treg.

Lajmet e fundit>